The news is by your side.

Tesla tani vlen 100 miliardë dollarë, e dyta në botë pas Toyota

Duket se investitorët nuk do të dorë nga interesi i madh që ka përfshirë bursën pas rritjes së shpejtë të Tesla së fundi. Aksionet e kompanisë u rritën me gati 5% të mërkurën dhe ky ishte padyshim një rekord historik, pasi vlera e saj të tregut arriti në mbi 100 miliardë dollarë. Kjo e bën Tesla-n kompaninë e dytë më të pasur të automjeteve në botë.

Aktualisht aksionet e Tesla tregtohen në bursë me rreth 575 dollarë, gati 40% më të larta se sa viti i kaluar. Kështu rritja e këtij viti e ka bërë atë më të vlefshme se pothuajse çdo prodhues tjetër i makinave. Tesla tashmë ka vlerë më të lartë tregu se General Motors dhe Ford të marra së bashku. Madje kompania e Elon Musk tani ka një vlerë tregut më të lartë edhe se sa Volkswagen.

Tesla tashmë duket se ka hyrë në një garë plot konkurrencë me Toyota. Gjigandi i makinave japoneze vlen aktualisht më shumë se 200 miliardë dollarë. Me sa duket do të duhet edhe pak kohë para se Musk të tejkalojë rivalët e tregut dhe të përmbushë besimin e tij se një ditë së shpejti  Tesla mund të vlejë 1 trilionë dollarë, duke qenë kompania më e vlefshme e makinave në planet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.