The news is by your side.

Tesla sfidon Volkswagen dhe BMW në shtëpinë e tyre- Hap fabrikën e parë në Gjermani

Më pak se tre javë pasi filloi prodhimin e automjeteve në Kinë, Tesla ka njoftuar vendndodhjen e fabrikës së saj të dytë jashtë Shteteve të Bashkuara dhe është Berlini. Ishte vetë CEO i Tesla Elon Musk i cili tha të martën se në fabrikën në fjalë do të ndërtohen bateri, pjesë automjetesh dhe madje edhe vetë Modeli Y.

Kjo nismë shënon garën më të madhe të makinave elektrike në Gjermani, zemra prodhuese e Europës dhe shtëpia e Volkswagen, Daimler dhe BMW. Kështu tani pyetja e madhe që qarkullon është dyshimi nëse Tesla do të mundet të mbajë epërsinë e saj në prodhimin e makinave elektrike pasi Volkswagen dhe prodhuesit e tjerë janë fuqishëm në lojë me investimet e fundit në industri.

Volkswagen ka bërë lëvizjen më agresive të kompanive tradicionale duke hyrë në tregun e automjeteve elektrike, ku janë planifikuar të investohen rreth 30 miliardë euro gjatë katër viteve të ardhshme. Prodhuesi më i madh në botë ka njoftuar së fundi një marrëveshje me Northvolt në Suedi për të ndërtuar një fabrikë gjigande të baterive në Gjermani. Madje një nga markat luksoze të Volkswagen, Audi, aktualisht po ndërton SUV-e elektrike të krijuar për të konkurruar klientët e Tesla. Në vitin 2018, Volkswagen shiti një rekord prej 10.8 milion makinash dhe aktualisht kompania punëson rreth 665,000 persona dhe gjeneron rreth 265 miliardë dollarë të ardhura vjetore.

E gjitha kjo për të thënë se sa e vështirë do të jetë për Tesla hyrja në këtë treg të ri. Megjithatë kjo nuk do të thotë se industria e automjeteve të së ardhmes nuk ka vend për Tesla. Në fakt, kompania ka pasur muaj të shkëlqyer financiarisht dhe aksionet janë rritur gati 50% në tremujorin e kaluar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.