The news is by your side.

Tërmeti dëmton 173 banesa në Kurbin, ndërsa në Laç shumë pallate rrezikojnë të shemben

Tërmetet e ditëve të fundit, përveç pasojave fatale në Durrës dhe Thumanë, ku 40 persona kanë humbur jetën dhe qindra banesa, pallate dhe godina janë shembur, kanë sjellë jo pak pasoja edhe në zonat përreth.

Sipas raportimeve të fundit, në Laç shumë pallate rezultojnë të pabanueshme dhe autoritetet kanë vendosur shiritin e sigurisë, për të shmangur ndonjë fatkeqësi të mundshme. Nga ana tjetër, edhe në Kurbin, tërmetet kanë dëmtuar më shumë se 173 banesa.

Në një deklaratë për Top Channel, nënprefekti i Kurbinit dhe përfaqësues nga Emergjencat Civile kanë theksuar gjendjen kritike dhe duke bërë thirrje për qetësinë, kanë deklaruar se autoritetet po strehojnë në çadra cilindo që ka nevojë. Vendin e ka vizituar sot edhe Ministri Sandër Lleshaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.