Tërmetet e njëpasnjëshme në qytetin e Durrësit kanë rezultuar shkatërrimtare për qytetin dhe jo vetëm. Qindra banesa janë shembur dhe rrënojat kanë bllokuar njerëzit, për shpëtimin e të cilëve janë angazhuar forca nga i gjithë vendi dhe shtetet fqinje. Deri tani, sipas Emergjencave Civile raportohet se numri i viktimave ka arritur në 15 ndërkohë që më shumë se 600 të tjerë janë plagosur.
Mes viktimave raportohen gjithashtu edhe 2 fëmijë, ndërkohë që ka humbur jetën edhe kryekomisari Bajram Hajdarmetaj, njëherazi pedagog në Akademinë e Rendit. Mësohet se ai gjendej në godinën e Kavalishences, aty ku po behej edhe kursi bazë i policisë, ku është gjetur i pajetë.