The news is by your side.

Tensionet politike të Brexit shkaktojnë përgjysmim të krahut të punës të sektorit financiar në Londër

Paqartësitë e shkaktuara nga Brexit dhe situata politike jo stabël në vend, kanë ndikuar që Londra të përballet së fundi me vështirësi edhe për sa i përket sektorit ekonomik dhe financiar. Shërbimet e industrisë financiare, numri i vendeve vakante të punës dhe i profesionistëve që aplikojnë për to, janë ulur më shumë se sa përgjysmimi, për dy vitet e fundit. Një vrojtim i kryer nga Morgan McKinley, tregon se, për tre muajt e parë të vitit, krahësuar me tremujorin e mëparshëm të vitit të kaluar, pavarësisht masave në rritje tregu u përball me humbje të fuqisë punëtore të diplomuar në sektorë ekonomikë, pasi për ta është virtualisht e pamundur të zhvillojnë një biznes fitimprurës, në kushtet e pasigurisë së tillë politike.

Nga humbja e këtyre profesionistëve duket se kanë përfituar vende të tilla si Luksemburgu, Parisi, Frankfurti, Amsterdami dhe Dublili, si një nga destinacionet më të afërta dhe të zgjedhura nga ekonomistët londinezë. Studimi gjithashtu vë në dukje faktin që, nëse situata vazhdon të mbetet e paqartë edhe më larg se sa fundi i Tetorit, atëherë bizneset nuk do të jenë më të afta të organizohen dhe të parashikojnë objektivat e së ardhmes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.