The news is by your side.

Teksa ende vazhdojnë operacionet e kërkimit, bilanci i viktimave arrin në 49 persona

Vazhdon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në qytetin e Durrësit. Aktualisht sipas Ministrisë së Mbrojtjes dhe Emergjencave Civile bilanci ka arritur në 49 persona, që kanë humbur jetën nën rrënojat e shtëpive dhe pallateve të shembura në Durrës dhe Thumanë. Nga ana tjetër operacionet e kërkim- shpëtimit vazhdojnë ende pasi shumë personave rezultojnë ende të humbur. Në terren ndodhen aktualisht jo vetëm forcat vendase të kërkimit, por edhe grupet e huaja të ardhura nga shtetet fqinje e më gjerë.

Megjithatë, situata ende është shumë shqetësuese dhe frika ka përfshirë gjithë popullsinë. Lëkundjet ende vazhdojnë, megjithëse me intensitet më të ulët. Goditja e fundit më e ndjeshme ishte ajo e mesnatës së sotme, kur një tërmet 4.8 ballë të shkallës Rihter goditi përsëri vendin me epiqendër po në Durrës.

Në qytetet e prekura familjet po zhvendosen drejt të afërmve, hoteleve apo të gjitha vendeve që janë solidarizuar dhe kanë ofruar strehim falas deri në rindërtimin e banesave ose gjetjen e një zgjidhjeje. Durrësi thujase është zbrazur dhe nëpër qytet shihen vetëm forca policore që vazhdojnë me kërkimin dhe nxjerrjen e të tjerëve të bllokuar nën rrënoja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.