The news is by your side.

Të udhëtuarit që njihnim mund të mos kthehet kurrë siç ishte!

Me pushimet e verës që po afrohen shpejt pas disa muajsh bllokimi, shumë prej nesh pyesin se kur mund të rifillojmë të udhëtojmë përsëri si normalisht. Por, ndërsa disa linja ajrore lëvizin për të rifilluar shërbimin tashmë që vendet lehtësojnë kufizimet e Coronavirusit, nuk ka të ngjarë që përvoja e re të ndjehet si lloji i fluturimeve që ne kemi njohur.

Linjat ajrore kanë qenë një nga sektorët më të goditur nga pandemia, me shumë transportues të detyruar të heqin nga qarkullimi flota të tëra, ndërsa industria sheh humbje të vlerësuara rreth 252 miliardë dollarë. Tani, ndërsa operatorët përpiqen të dalin nga nivelet ku kanë rënë, ata do të duhet të zbatojnë një mori ndryshimesh për t’u rikthyer në aktivitet.

Shumë prej tyre do të varen nga udhëzimet e qeverive respektive lidhur me rregulla të ndryshme. Marrëveshje dypalëshe do të kërkohen para se shumica e fluturimeve të largëta të mund të rikthehen, vëren Peter Harbison, kryetari i Qendrës për Aviacionin (CAPA). Ndërkohë, aeroportet do të duhet të hartojnë masat e tyre gjithëpërfshirëse të shëndetit dhe sigurisë, që ka të ngjarë të përfshijnë biometrikën dhe kontrollet e shtuara të sigurisë. Me masa të tilla do të ishte praktikisht e pamundur të kthehej plotësisht aktiviteti në një nivel ndërkombëtar.

Më shumë gjasa, rregullat e shtuara do të ishin një seri masash masive për monitorimin e shëndetit, siç është kontrolli i temperaturës me rreze infra të kuqe të trupit, rekomanduar nga Administrata Federale e Aviacionit Amerikan, e cila ka vendosur edhe një shtresë tjetër të ndërlikueshmërisë në procesin në fjalë. Dhe kjo sa për nisje, se me gjasë vendi destinacion do të ketë edhe ai një sërë rregullash të vetat!

Së pari dhe më e rëndësishmja, linjat ajrore do të duhet të zbatojnë rregullat e shëndetit dhe sigurisë së momentit përpara se t’i lejojnë udhëtarët të hipin në bord. Por për disa transportues, kjo do të thotë të kërkosh nga udhëtarët  rezultate negative të testit të Coronavirusit, ose të ashtuquajturat pasaporta të imunitetit, përpara se të hipnin në bord. Muajin e kaluar, linja ajrore e Emirateve me bazë në Dubai njoftoi se ishte bërë linja e parë ajrore që kreu teste gjaku “të shpejta” 10-minutëshe ” në portat e nisjes dhe ky është vetëm fillimi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.