The news is by your side.

Të luftosh tarifat tregatre me të tjera tarifa- strategjia e gabuar!

Retorika dhe komentet e kohëve të fundit nga Donald Trump tregojnë se kërcënimet e tij për vendosjen e tarifave tregtare janë pjesë e një strategjie afatgjatë për të reduktuar kufizimet nga partnerët tregtarë. Ato qartazi shprehin se Trump beson fort se tarifat e barabarta midis vendeve janë përqasja e duhur. Megjithatë, duke marrë parasysh se qëllimi aktual i Trump për tarifat është pikërisht të detyrojë shtetet e tjera që të ulin të tyret, kjo është strategji e gabuar! Madje për ekspertët, as rritja e taksave mbi importet që përputhen me tarifat e huaja nuk është e drejtë në asnjë kuptim të arsyeshëm.

Së pari vlen të theksohet se tarifat dëmtojnë konsumatorët vendas duke i bërë produktet më të shtrenjta. Ato gjithashtu dëmtojnë edhe prodhuesit vendas të cilët përdorin në linjat e tyre të prodhimit inpute nga vendet e tjera. Tarifat vërtet mund të ndihmojnë në përzgjedhjen e prodhuesve vendorë në industrinë e synuar, por dëm i sipërpërmendur nuk mund të shmanget gjithësesi. Në thelb edhe ekonomistët e pranojnë se prej tyre në fund, rezultati neto ndaj vendit do të jetë negativ.

Për shembull, një studim ekspertësh ekonomikë, publikuar gjatë Marsit, nga anketa doli në përfundimin se askush nuk mendonte se tarifat për çelikun dhe aluminin do të rrisnin mirëqenien e amerikanëve ose situata të përmirësohej prej tyre. Sipas tyre, tarifat tregatre veprojnë thjesht në kuptimin duke bërë më të varfër vendin të cilit i vendosen dhe në mënyrë të ngjashme, edhe kur shteti tjetër kundërpërgjigjet më të njëjtën monedhë, si rrjedhim edhe popullsia vendase varfërohet.

Duket se zgjidhja e vërtetë qëndron në dy strategji!

Strategjia e iniciuar nga Trump për vendosjen ose rritjen e tarifave si përpjekje për të detyruar vendet e tjera të ulin të tyret, sjell rezultatin që të gjitha vendet e përfshira të operojnë në të njëjtën mënyrë duke bërë veten dhe njëri-tjetrin dukshëm më të varfër. Në parim, shteti grumbullon më shumë në taksa, rrit burokracinë, grumbullon kompetenca dhe vendos precedentë se ka të drejtë të imponojë tatimet a politikat që i pëlqejnë. Prandaj zgjidhja që do të siguronte një rezultat optimal në këtë rast do të ishte një periudhë e shkurtër taksash, rritjeje ekonomike dhe fuqie, pasuar më vonë në të ardhmen nga taksa të reduktuara për të dyja vendet.

Një strategji tjetër alternative është ulja e tarifave për të inkurajuar shtetet e tjera që të bëjnë të njëjtën gjë. Skenari më i keq për këtë strategji është që vendi të rritet ekonomikisht e të bëhet më i pasur, por partnerët tregtarë nuk të mos përgjigjen në të njëjtën mënyrë. Përveç kësaj, edhe rritja e ndërhyrjes dhe fuqisë së qeverisë mbahet nën kontroll. Ndërsa rezultati ideal do të ishte që të dy partnerët tregtarë të ndihen më pak të kërcënuar duke ulur tarifat e tyre dhe përmirësuar situatën për të gjitha palët. Edhe këtu, përsëri qeveria mbetet e kufizuar.

Madje strategjia e fundit ka funksionuar edhe në të kaluarën. Për shembull, në pritje të shfuqizimit të ligjeve të misrit (ligjet britanike që vendosnin tarifa dhe kufizime mbi importet), qeveria e SHBA miratoi tarifën Walker. Tarifa e Walker uli ndjeshëm normat e taksave mbi importet. Është e vështirë të përcaktohet shkaku dhe efekti, por shtyrja britanike drejt tregtisë së lirë në fillim të viteve 1800 duket se ka ndikuar edhe në vendet e tjera evropiane. Siç tregohet nga të dhënat, normat e tarifave në Francë filluan të ulen pas lëvizjeve britanike drejt tregtisë më të lirë dhe më së shumti pak vite pas shfuqizimit të ligjeve të misrit në Britaninë e Madhe rreth viteve 1846.

Prandaj nëse Donald Trump dëshiron që në fund të reduktojë tarifat ndërmjet partnerëve tregtarë, strategjia më efektive do të ishte ulja e njëanshme e tarifave të SHBA. Në rastin më të keq, amerikanët do të jenë më të pasur dhe më pak të ngarkuar me mbikëqyrjen e qeverisë. Ndërsa në më të mirin, Shtetet e Bashkuara mund ta udhëheqin botën drejt një moshe të tregtisë së lirë midis kombeve. Në ndryshim, plani i tanishëm thjesht garanton një rritje në fuqinë e qeverisë dhe redukton standardet e jetesës me vetëm një mundësi, që vendimi të përmbyset në të ardhmen.

Leave A Reply

Your email address will not be published.