The news is by your side.

Tatimet intensifikojnë punën- vetëm gjatë Prillit mblidhet 2.6mld borxh i papaguar

Të dhënat publikuar së fundi nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëjnë me dije se gjatë Prillit të këtij viti, krahësuar me pot ë njëjtën periudhë të një viti më parë, janë mbledhur plot 39% më shumë detyrime të papaguara. Një situatë e tillë ka sjellë rritjen e konsiderueshme të mbledhjes së borxhit tatimor dhe shprehur në shifra, vetëm gjatë Prillit janë mbledhur 2.6 miliardë lekë detyrime tatimore. Për vitin e kaluar vlera rezultonte në 1.9 miliardë.

Më herët administrata tatimore, nisi një fushatë intensive informimi ndaj tatimpaguese, me anë të kanaleve të ndryshme të komunikimit. Nëpërmjet tyre, tatimpaguesit njoftoheshin në lidhje me afatet, ndërgjegjësimit për masat shtrenguese dhe mënyrat e pagesës së borxhit.Me sa duket ky lloj menaxhimi i masave për mbledhjen e borxhit, ka sjellë një impakt të ndjeshëm në mbledhjen e arkëtimeve.

Gjithashtu Drejtoria e Mbledhjes së Detyrimeve të Papaguara, nga Tatimet evidenton për periudhën Janar-Prill 2019 se objektivi jo vetëm është arritur por edhe është tejkaluar nga Drejtoritë Rajonale. Kështu për katërmujorin e parë janë arkëtuar 7,6 miliardë lekë detyrime të papaguara në formën e borxhit tatimor. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, kur shifra e arkëtuar rezultonte në 5,4 miliardë lekë, qartazi gjatë këtij viti janë arkëtuar 2,2 miliard lekë më shumë, përkthyer kjo në 41% më tepër.

Leave A Reply

Your email address will not be published.