The news is by your side.

Tashmë edhe bursa e Wall Street po punon nga shtëpia!

Bursa pati një tronditje të konsiderueshme gjatë fundjavës, pasi në Californi, New York dhe në Massachusetts u tha që të fillonin tregtinë nga shtëpia. Dy shqetësimet kryesore ishin: A do të funksionojë teknologjia dhe a do të jenë në gjendje tregtarët të ndërveprojnë në mënyrë efektive me njëri-tjetrin dhe klientët e tyre? Megjithatë, në pjesën më të madhe, duket se tregtarët po përshtaten.

“93% e stafit tonë ka bërë tregti nga shtëpia javën e fundit dhe 98% janë plotësisht funksionale.” tha Steve Starker, i cili drejton BTIG, një nga tavolinat më të mëdha tregtare të përqendruara në institucion, madje edhe ai duke folur nga shtëpia e tij. Starker, i cili kishte përgatitur stafin e tij të punonte nga shtëpia për javë të tëra, tha se teknologjia po funksionon mirë dhe nuk ka pasur ndërprerje.

Starker tha se ai mund të lidhet me 16 investitorë globalë njëkohësisht dhe duket se tashmë, pavarësisht gjendjes aktuale, bursa vërtet po përballet me punë të shtuar. Për Starker dhe firmat e tjera të tregtimit të Wall Street, vëllimet e kapitalit neto u dyfishuan muajin e kaluar. “Biznesi ynë është rritur 50% që nga fillimi i vitit dhe ne do të na duhet të përballojmë këtë fluks të shtuar.” theskon ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.