The news is by your side.

Studimi: Shqipëria me pasojat më të mëdha ekonomike në botë të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore

Një studim i publikuar nga autori Foto Duro me titull: “Menaxhimi i emergjencave civile në Shqipëri” tregon se Shqipëria renditet si një nga vendet me pasojat më të mëdha ekonomike në shkallë botërore, të shkaktuara nga një shumëllojshmëri fatkeqësish natyrore. Humbjet mesatare vjetore të saj llogariten në rreth 2.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Përveç ekspozimit ndaj rreziqeve natyrore, janë një numër faktorësh të tjerë shtesë të rrezikut (urbanizimi i pakontrolluar, degradimi i mjedisit) të cilët duke u bërë pjesë e tranzicionit shqiptar drejt ekonomisë së hapur të tregut, po kontribuojnë gjithashtu në fuqizimin e efekteve të katastrofave natyrore.

Studimi tregon se gjatë dekadave të shkuara, Shqipëria është goditur mesatarisht nga një fatkeqësi natyrore madhore në vit. Në 30 vjet, midis 1980 dhe 2010, janë regjistruar 23 fatkeqësi të tilla. Prej tyre nëntë fatkeqësi kanë qenë përmbytje, katër tërmete dhe tre goditje nga temperatura ekstreme. Gjatë kësaj periudhe, për shkak të këtyre fatkeqësive 163 njerëz humbën jetën ndërsa rreth 4 milionë u prekën në një masë apo në një tjetër.

 Efekti i fatkeqësive natyrore në Shqipëri amplifikohet nga shkalla relativisht e lartë e varfërisë, mungesa e mirëmbajtjes së infrastrukturës, ndërtimet e pasigurta dhe praktikat e shfrytëzimit të tokës, të lidhura këto me urbanizimin e shpejtë, shfrytëzimin e keq të burimeve natyrore (kullotave, pyjeve, shtretërve të lumenjve, etj) gjatë kalimit nga një ekonomi e kontrolluar nga shteti në një ekonomi të tregut të lirë. Atyre u shtohen mungesa e burimeve materiale dhe niveli i ulët i koordinimit midis agjencive që kanë përgjegjësi ligjore në emergjencat civile, ndërsa sistemit të edukimit dhe informimit i mungon përfshirja e nevojshme dhe influenca në institucionet shtetërore dhe në popullsinë shqiptare në tërësi.

Shqipëria është një vend me probabilitet relativisht të lartë të goditjes nga fatkeqësitë natyrore. Ajo renditet ndër vendet me risk të lartë ekonomik ndaj një shumëllojshmërie rreziqesh. Rreth 86% e territorit të saj ku gjenerohet mbi 88.5% e PBB, është e ekspozuar nga dy a më shumë fatkeqësi natyrore. Humbjet ekonomike të shkaktuara nga këto fatkeqësi midis 1974-2006, janë llogaritur mesatarisht në 68.7 milionë USD në vit, ose rreth 2.5% e PBB.5 Midis viteve 1989 e 2006, tërmetet dhe përmbytjet zënë përkatësisht 17% dhe 31% të fatkeqësive to ndodhura në Shqipëri.6 Në shkallë botërore, Shqipëria zë vendin e 41të për rrezikun ndaj rrëshqitjeve të dheut, të 43tin për tërmetet dhe të 58tin për thatësirat.7 Rreziqet nga fatkeqësitë natyrore për Shqipërinë janë: gjeologjike (tërmete, rrëshqitje dheu, shkëmbinjsh); hidrometeorologjike (përmbytje, shira të rrëmbyer, thatësira, stuhi bore, orteqe apo bllokim nga bora, stuhi ere); bio-fizike (zjarre në pyje, epidemi) ndërsa ato të shkaktuara nga njeriu konsistojnë në: shpërthim digash, përmbytje e fatkeqësi teknologjike. Shqipëria ndeshet gjithashtu me një numër problemesh mjedisore, të cilave u shtohet ekzistenca ende e zonave me rrezik të lartë për shkak të ndotjes (hot-spote).

Studimi i Plotë

Leave A Reply

Your email address will not be published.