The news is by your side.

Studimi i BE- Finlanda, vendi me njerëzit më të kënaqur me jetën në shtetin e tyre.

Eurostat ka publikuar së fundi rezultatet e një studimi lidhur me kënaqësinë e jetës në shtetet e Bashkimit Europian gjatë vitit 2018. Sipas përfundimeve ka rezultuar se qytetarët e Finlandës janë njerëzit më të lumtur dhe të kënaqur në Europë, kur vjen puna tek jetesa në vendin e tyre, me kushtet dhe mundësitë që iu ofrohen. Treguesi i tyre i kënaqësisë së jetës ka shënuar për 2018-ën vlerën 8.1 nga 10 pikë të mundshme dhe ky ësnhtë treguesi më i lartë në kontinent.

Të dhënat gjithashtu kanë nxjerrë në pah se shtete të tjera me kënaqësi të lartë të jetesës janë Austria, Zvicra dhe Norvegjia. Të treja shënuan nivele relativisht shumë të larta lumturie, të përafëta me Finlandën e vendit të parë. Nga ana tjetër, vendi me nivelin më të ulët të kënaqësisë, ndër shtetet e Baskimit Europian ishte Bullgaria me vlerën 5.4 pikë.

Në përgjithësi, niveli i kënaqësisë në Bashkimin Europian rezultoi në rritje për vitin 2018. Vlera mesatare arriti në 7.3 nga 7 pikë që përllogaritej në 2013-ën. Më poshtë jepet edhe një hartë me rezultatet e secilit vend të Bashkimit Europian.

Leave A Reply

Your email address will not be published.