The news is by your side.

Strategjia e financave publike- synim ulja e borxhit sa 60% e GDP-së

Eshtë publikuar  nga qeveria strategjia për menaxhimin e financave publike për periudhën kohore 2019-2022.  Dokumenti i hedhur për konsultim përfshin shtatë objektiva kryesore të lidhura me financat publike, si: Kuadri fiskal i qëndrueshëm dhe i matur; Planifikimi i mirë integruar dhe efikas; Mbledhja e të ardhurave;  Zbatimi efikas i buxhetit; Transparenca e Financave Publike; Kontrolli i brendshëm efektiv dhe Mbikëqyrja e jashtme efektive e financave publike.

Megjithatë duket se synimi kryesor i kësaj strategjie të parashtruar është reduktimi i borxhit publik, në nivelin sa 60% e GPD-së. Aktualisht, pa përfshirë detyrimet e prapambetura, borxhi publik rezulton plot 67.2% e GDP-së, ndaj parashikimi për periudhën në fjalë duket i vëshitrë dhe projektuar sipas një skenari optimist. Sipas qeverisë, ky objektiv synohet të arrihet duke ulur shpenzimet dhe duke u mbështetur tek rritja e të ardhurave.

Nga ana tjetër për shkak të borxhit të lartë publik, shtuar këtu edhe mungesën e investitorëve të mëdhenj dhe kursimet e ulëta kombëtare, duket se buxheti po krijon varësi nga burimet e huaja të financimit. Këto të fundit në fakt kanë shënuar rritje edhe për shkak të kontratave koncensionare për projekte infrastukturore të PPP-ve.

Përveç borxhit publik, një nga synimet e strategjisë është edhe ulja e deficitit buxhetor me 1.2% të GDP-së vendit deri në vitin e ardhshëm 2021, duke rritur shpenzimet kapitale me një vlerë mesatare prej 5% dhe duke ulur shpenzimet aktuale. Por pikërisht për shkak të planifikimit të mirë-menaxhuar që kërkojnë shpenzimet shihet si e vështirë edhe rritja e investimeve publike në një nivel mbi 6% të GDP-së.

Gjithashtu, në dokument janë marrë në konsideratë edhe një sërë risqesh me të cilat përballet aktualisht buxheti dhe arka e shtetit. Kështu kushtet klimaterike të muajve të kaluar, ku për shkak të thatësirës, prodhimi i energjisë pothuajse kaloi një krizë dhe zgjidhje e vetme ishte importi, sigurisht influencoi negativisht buxhetin.

Një tjetër faktor me rrezikshmëri në rritje duket se lidhet edhe me zhvillimet ekonomike të parterëve të huaj dhe vendeve europiane në tërësi. Ngadalësimi i rritjes së tyre, ose më keq akoma, një rënie e mundshme në ekonomitë e huaja, do të përkthehej në nivele më të ulëta eksporti, rënie të remitancave dhe investimeve të huaja direkte.

/ Burimi: Ministria e Financave dhe SCAN Tv

Leave A Reply

Your email address will not be published.