The news is by your side.

Sipas qeverisë, deri tani ndihmat për zonat e prekura nga tërmetet arrijnë rreth 10 mln euro

Nga mbledhja e mëngjesit të sotëm me kabinetin qeveritar, Kryeministri Edi Rama përveç dëmeve materiale, bëri gjithashtu edhe një bilanc të fondeve dhe mjeteve financiare të grumbulluara deri tani si ndihmë për banorët e zonave të prekura nga tërmeti.

Deri në momentin e deklaratës së kryeministrit, rezultonte se ishin grumbulluar rreth 5 milionë euro dhe 1.5 milionë dollar si ndihma monetare dhe rreth 4,5 milionë euro ndihma materiale. Madje siç theksoi edhe kryeministri 2.5 milionë euro janë dhuruar vetëm nga dy persona, bisnesmenët Behgjet Pacolli dhe Shefqet Kastrati.

Kryeministrit ka thksuar se deri tani ndihmat kanë qënë shumë inkurjuese dhe ka nxitur bizneset ose qytetarët e interesuar të japin donacione në para, që t’i depozitojnë dhurimet e tyre në llogaritë bankare, duke ofruar sigurinë e transparencës së plotë. Madje sipas qeverisë, pikërisht për këtë arsye është ngritur edhe një organ përgjegjës, Fondi Kombëtar i Administrimit.

Pak më vonë gjatë paradites së sotme fondet e dhuruara në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmetet dhe rindërtimit të shtëpive të tyre janë shtuar edhe më tej. Biznesmeni Samir Mane kontribuoi  me 1.2 milionë euro, kompania Salillari kontribuoi me 1 milionë euro dhe Bankers Petroleum me 1 milionë USD.

Leave A Reply

Your email address will not be published.