The news is by your side.

Sipas drejtueses së FMN-së, Georgieva, Brexit ka për qenë i dhimbshëm

Shefja e re e Fondit Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se çfarëdo lloj forme e Brexit do të jetë “e dhimbshme,” duke rritur efektin e ngadalësimit global.

Kristalina Georgieva tha se shkëputja e ishullit nuk do të dëmtojë vetëm Britaninë dhe Bashkimin Europian, por gjithashtu vendet me të ardhura të ulëta që kanë lidhje ekonomike me ta. Të dhënat e FMN-së tregojnë se rritja ekonomike është ngadalësuar në pothuajse 90 % të vendeve të botës. “Është tepër e qartë se ky Brexit do të jetë i dhimbshëm,” tha ajo për BBC. Znj. Gerogieva tha se politikanët e Britanisë duhet të gjejnë një mënyrë për të mbrojtur njerëzit që preken nga Brexit, por mundësitë për të financuar këto masa janë të limituara. “Zgjidhjet nuk janë të shumta, ose do të marrësh hua ose do të rrisësh taksat,” tha ajo.

Znj. Georgieva, duke folur për BBC përpara takimit vjetor të FMN-së në Washington që do të zhvillohet javën e ardhshme, tha se FMN është gjithashtu e shqetësuar mbi efektet e Brexit jashtë Britanisë. “Jam e shqetësuar veçanërisht për vendet me të ardhura të ulëta, të cilat varen në një mënyrë domethënëse nga Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar,” tha ajo. “Fatkeqësisht ky nuk është një lajm i mirë,” u shpreh ajo për Brexit. “Dhe po ndodh në një kohë kur kombinimi i faktorëve të tjerë po ngadalësojnë rritjen ekonomike.”

Lufta tregtare

SHBA-të dhe Kina janë të kyçur në një luftë tregtare mbi subvencionet shtetërore dhe spiunazhit teknologjik që i ka bërë palët të vendosin tarifa në miliarda dollarët e mallrave të njëri-tjetrit. Presidenti i SHBA-ve ka nisur sherre me aleatët si Europa dhe Kanadaja mbi makinat, çelikun dhe aluminin. Mosmarrëveshjet e kanë çuar rritjen tregtare në nivele të sheshta dhe kanë dëmtuar prodhimin dhe investimet në biznes, tha znj. Georgieva. Në vitin 2020, FMN-ja parashikon se këto problematika do të dëmtojnë 1 % të rritjes ekonomike globale ose përafërsisht 700 miliardë dollarë. “Ajo çfarë është më domethënëse është se impakti i drejtpërdrejtë i tarifave nuk është më i dëmshëm. Më e dëmshme është humbja e besimit,” tha znj. Georgieva.

Humbësi më i madh

Shtëpia e Bardhë ka thënë se tarifat kanë si synim të detyrojë Kinën që të ndryshojë politikat e saj dhe hodhi poshtë shqetësimet mbi rritjen ekonomike, duke argumentuar se çdo dëm mbi SHBA-të do të ndikojë edhe mbi Kinën. “Ky nuk është një justifikim i mirë, sepse është njësoj si të thuash unë jam një humbës, por ti je një humbës më i madh se unë,” tha zznj. Georgieva. “Nuk mendoj se kjo është ajo që njerëzit presin nga udhëheqësit.”

/ Burimi: BBC

Shaqir Sulaj

Leave A Reply

Your email address will not be published.