The news is by your side.

Si ta përballojmë izolimin? Ja çfarë theksojnë psikologët!

Një veprim që do të ishte i paimagjinueshëm vetëm disa muaj më parë, karantinimi dhe distancimi shoqëror tani janë bërë të zakonshme globalisht, pasi qeveritë bëjnë përpjekje të bashkërenduara për të luftuar shpërthimin e Coronavirusit. Masa në fjalë, që inkurajon ose sforcon njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, vlerësohet nga ekspertët mjekësorë si e nevojshme në zvogëlimin e përhapjes së virusit, por implikimet për mirëqenien mendore të njerëzve nuk mund të anashkalohen.

Një studim i kohëve të fundit nga revista mjekësore The Lancet vëren se ndikimi psikologjik i karantinës mund të jetë i madh, duke rezultuar në një sërë shqetësimesh për shëndetin mendor, që nga ankthi dhe zemërimi e deri tek shqetësimet e gjumit, depresioni dhe çrregullimi i stresit post-traumatik. Në të vërtetë, studime të mëparshme për pacientët e karantinuar të SARS, një shpërthim i vitit 2003, kanë gjetur se mes 10% dhe 29% e të izoluarve në shtëpi pësuan stres post- trumatik.

Raporti i Lancet zbuloi se shqetësimet për shëndetin mendor mund të intensifikohen nga faktorë të tillë si frika nga infeksioni, frustrimi, mërzitja, furnizimet e pamjaftueshme, mungesa e informacionit, humbjet financiare dhe stigma e lidhur me kontraktimin e sëmundjes. Ndaj, ky mund të jetë një problem jo vetëm për njerëzit me shqetësime ekzistuese të shëndetit mendor, por edhe për ata në shëndet dukshëm të mirë psikologjik.

Ndaj çfarë mund të bëjmë?

Sidoqoftë, duke qënë se gjithnjë e më shumë njerëz përballen me perspektivat e disa javëve karantinë ose distancim shoqëror, individët gjithashtu do të duhet të krijojnë mënyrat e tyre të të jetuarit, për të ruajtur shëndetin e tyre mendor në shtëpi. CNBC përpiloi këshillat e ekspertëve të psikologjisë, si dhe disa organe shëndetësore dhe ne po jua sjellim ato më poshtë.

  • Krijoni një rutinë të përditshme – Ndryshoni pizhamat tuaja, bëni dush dhe bëni një listë të të gjitha gjërave që dëshironi të arrini çdo ditë, për të krijuar një ndjenjë normaliteti dhe produktiviteti.
  • Mbushni ditën tuaj – Gjeni detyra për të mbushur ditën tuaj dhe kur është e mundur, ndryshoni mjedisin tuaj për aktivitete të ndryshme.
  • Kujdesuni për trupin tuaj – Hani shëndetshëm, flini shumë gjumë dhe ushtrohuni çdo ditë. Kjo mund të përfshijë kryerjen e stërvitjes në shtëpi, yoga dhe ushtrime meditimi.
  • Ndihmoni të tjerët – Nëse nuk jeni vetë nën rregullat e rrepta të izolimit, gjeni mënyra për t’i mbështetur ata në nevojë duke ofruar ndihmë për veprime të tilla si, bërja e pazarit apo shkuarja në farmaci.
  • Qëndroni të angazhuar – Bëni maksimumin dhe qëndroni në kontakt me kolegët, miqtë dhe familjen përmes thirrjeve telefonike, mesazheve, mediave sociale dhe videomesazheve.
  • Kufizoni kohën që shpenzoni për informimin media – Qëndroni të informuar në lidhje me situatën vetëm përmes burimeve të besueshme, por kufizoni marrjen e lajmeve dhe mediave sociale për të mos u ndier i tronditur.
  • Luftoni mërzinë – Shfrytëzoni sa më shumë kohën me seriale televizive, duke lexuar dhe eksploruar projekte që deri tani i keni shtyrë për të qëndruar aktiv.
  • Shmangni mbingarkesën – Shpesh, që të harrojmë gjendjen aktuale, e mbajmë veten shumë t lidhur me punë, por edhe kjo bëhet e dëmshme. Ndaj, vendosni kufij të rreptë në punën tuaj për të mos u mbingarkuar.
  • Përqendrohuni në anët pozitive – Shikoni gjërat pozitivisht! Të paktën jeni të shëndetshëm dhe me njerëzit e dashur. Shumë të tjerë nuk e kanë këtë fat!
  • Jetoni çdo ditë – Mundohuni të mos projektoni shumë larg në të ardhmen. Mos harroni se këto janë masa të përkohshme dhe nuk jeni vetëm.

Kështu, qëndroni në kontakt me njerëzit, angazhohuni në aktivitete që ju japin kënaqësi dhe bëni çfarë mundeni për të ndihmuar të tjerët, si një antidot i mrekullueshëm për të luftuar depresionin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.