The news is by your side.

Si po bëhen makinat e përdorura investimi më fitimprurës në Turqi

Rrëzimi i lirës turke erdhi dhe kaloi më shumë se një vit më parë, por pasojat që la pas po shërbejnë si mbrojtje befasuese ndaj inflacionit dhe rënies së normave të interesit në Turqi. Miliona turq filluan të blinin makina të përdorura, duke bërë që çmimet e këtyre të fundit të rriten shumë në një kohë kur inflacioni dhe zhvlerësimi i monedhës kishin goditur ndjeshëm kursimet. Gjatë dy viteve të fundit, çmimi mesatar i makinave me benzinë ​u rrit më shumë se dyfishi, kurse ato me naftë, më të përhapura në Turqi panë një rritje me 120%. Këto ishin pasojë e një rrëzimi të monedhës, që fshiu gati një të tretën e vlerës së lirës në 2018-ën.

Duke mos ditur se kur do të përfundonte kriza, bizneset e makinave nuk bënë mjaftueshëm porosi për të mbushur inventarët, duke menduar se tashmë, me konsumin e ulët njerëzit nuk do të blinin më makina, por të të përqëndroheshin në gjëra më të nevojshme për përditshmërinë. Sapo normat filluan të bien dhe kërkesa nga konsumatorët u rrit, Turqia nuk kishte mjaftueshëm makina të reja, kështu që në dhjetor, makinat e përdorura llogariteshin në plot 95% të të gjitha makinave të shitura në Turqi.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i shfrytëzoi këtë javë shifrat rreth fitimeve nga blerjet e makinave, si shenjë se ekonomia po kthehej në rrugën e duhur pas recesionit. Por janë makinat e dorës së dytë ato që po shkojnë në një ritëm të fuqishëm në rritje, me 6.23 milionë njësi të blera vitin e kaluar, një e pesta më shumë se në vitin 2017, një vit para krizës së monedhës vendase. Në të kundërt, shitjet e automjeteve të reja në të vërtetë u tkurrën me pothuajse gjysmën për të njëjtën periudhë, ku numri rezuloi në rreth 387,000 shitje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.