The news is by your side.

Si formëson pabarazia ekonomike pritshmëritë e të rinjve e ndikon pastaj në sjellen dhe motivimin e tyre?

Një hulumtim i kryer së fundi, bazuar në metoda empirike dhe teorike inovative, të shkencave ekonomike ose psikologjike, ka dale në përfundimin se pabarazia ekonomike ndikon negativisht në motivimin dhe sjelljen e të rinjve. Rritja e saj i bën të rinjtë ta ndjejnë gjithnjë e më pak mundësinë e të ecurit përpara, duke e parë veten si të dis-favorizuar në krahësim me dikë tjetër, ekonomikisht më mirë se sa ata vetë. Në këtë përfundim ka rezultuar studimi me titull “How Economic Inequality Shapes Mobility Expectation and Behavior in Disadvantaged Youth”, i botuar së fundi nga revista mujore Nature Publishing Group, me qendër në Londër. Hulumtimi ishte një bashkëautorësi midis kolegësh doktorate nga Universiteti i Bostonit, Maryland, Wellesly dhe Northwestern University.
Duke integruar këto shkenca me karakter shoqëror, që megjithëse kanë fusha të ndryshme veprimi, janë të lidhura me njëra-tjetrën në mënyrë të pashmangshme, shtuar këtu edhe evidencat e secilit autor, hulumtimi synon të paraqesë një model ndërdisiplinor, për të siguruar një kuptim më të plotë të dinamikës që haset. Për rrjedhojë, synohet gjithashtu edhe rekomandimi i politikave konkrrete për të rritur mundësitë e të rinjve dhe ndryshuar mendësinë e tyre se të ecurit përpara duhet domosdoshmërisht të lidhet me kushtet financiare të mira dhe relativisht shumë të ardhura në familje.
Sipas studimit, të rinjtë e dis-favorizuar që jetojnë në vende ku pabarazia dhe luhatjet ekonomike midis njerëzve janë relativisht shumë të larta, kanë më shumë mundësi të braktisin shkollimin apo të provojnë shtatzënitë e herëshme. Madje në të njëjtën linjë shkojnë edhe kërkimet eksperimentale me karakter psikologjik, sipas të cilave pabarazia ul vetëbesimin e të rinjve lidhur me mundësitë socio-ekonomike. Për pasojë, ata nuk shfaqin më interes dhe as besim për tu angazhuar dhe ndërmarrë veprime konkrete për të ecur përpara.
Njëri prej bashkëautorëve, njëkohësisht anëtar i Departamentit të Këshilllimit, Zhvillimit dhe Edukimit Psikologjik, bën me dije se për rezultate sa më relevante për studimin kanë punuar ekonomistë, psikologë dhe ekspertë të shkencave sociale. Sipas tij, ata kanë gjetur evidenca e dëshmi të forta se si pabarazia ekonomike ndikon në rezultatet e jetës së të rinjve dhe dobëson tek ta besimin motivues se edhe për ta, arritja e suksesit është e mundur, pavarësisht të pasurit më pak mundësi financiare krahësuar me të tjerët.
Por as politika nuk mund të shihet e papërfshirë në këtë fenomen! Nëse shqyrtohet efekti i saj tek modeli i integruar në studim, autorët bien dakord se reduktimi i pabarazisë ekonomike vetëm nëpërmjet marrjes së masave politike konkrrete, do të sillte një rritje edhe të nivelit socio-ekonomik të të rinjve. Një ndërhyrje tjetër e menjëherëshme dhe efektive në rritjen e produktivitetit dhe vetëbesimit të tyre, do të ishin sipas autorëve, edhe programet e mentorimit, apo dhënia e pagesave të subvencionuara për të rinjtë me një nivel të lartë varfërie. Kështu këto masa janë të suksesshme jo vetëm në përmirësmin e shanseve dhe kushteve aktuale, por ofrojnë një mjet të prekshëm për përfundimin e programeve post-sekondare.
Autorët gjithashtu e vendosin fokusin edhe tek fakti se hulumtimi nuk kryhet për të trguar se të rinjtë e pabarabartë ekonomikisht kanë mendime të gabuara rreth arritjes së suksesit ose realizimit të objektivave vetjake. E gjitha bëhet duke u nisur nga thelbi se këta të rinj duhet të binden e motivohen vërtet, jo thjesht të vazhdojnë të ushqjnë këto ide të ngurta. Kjo pasi, më vonë pikërisht këta të rinj me vetëbesim të ulët e që mendojnë se nuk mund t’ia dalin, janë qytetarët e së ardhmes. E duke qënë se shoqëria historikisht nuk ofron mundësi ose rrugë të përshtatshme për t’u zhvilluar individualisht, ata do të priren të ushqejnë këto mendime edhe më tej, gjatë gjithë jetës së tyre, pa mundur të shfrytëzojnë potencialin që kanë.
Prandaj ndërhyrjet duhet të përfshijnë ndryshime të vërteta sistemore në mjediset arsimore, profesionale dhe shoqërore që u sigurojnë të rinjve, edhe atyre me nivel të lartë varfërie, rrugë konkrete dhe të qëndrueshme për suksesin socio-ekonomik dhe mundësinë për t’ia dale edhe në një shoqëri gjithnjë e më të pabarabartë si kjo e sotmja.
/Gliqeri Riza

Leave A Reply

Your email address will not be published.