The news is by your side.

Si do të veprohet në rastin kur banesat e shembura janë blerë me kredi?

Tërmeti i të martës së kaluar në Durrës ka pasur pasoja të rënda, jo vetëm tek bilanci i frikshëm i 51 viktimave por edhe për sa i përket dëmeve materiale. Qindra shtëpi dhe pallate janë shembur dhe dëmtuar rëndë, duke lënë në qiell të hapur mijëra familje, kryesisht në Durrës, Thumanë, Laç dhe Tiranë.

Gjendur përballë një situate të tillë, banorët janë strehuar në kampe apo çadra, në pritje të rindërtimit të banesave.  Megjithatë, në një kohë që ndërtesat e shembura kanë qënë të shumta, nuk kanë munguar as ato të blera me kredi. Me fillimin e muajit ka pasur banorë që kanë deklaruar në media se bankat i kanë njoftuar rreth shlyerjes së këstit të rradhës, në një kohë që ata kanë mbetur të pastrehë në mes të katër rrugëve. Por si do të veprohet me këto lloj banesash?

Ekspertët nga Shoqata e Bankave dhe Shoqërive të Sigurimit shpjegojnë se procesi në këtë rast kalon nëpër katër hapa. Së pari Policia e Sigurimit pranë institucionit në fjalë bën verifikimin e gjendjes së objektit dhe siguruesi bën gjithashtu verifikimin monetar të dëmit. Pas kësaj institucioni duhet të përpilojë Aktin e Vlerësimit, i cili bën një përmbledhje të dëmit të vlerësuar më herët. Më pas Banka dhe kompania e sigurimit bien dakord rreth mënyrës se si do të procedohet në vazhdim, nisur kjo nga shkalla e dëmtimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.