The news is by your side.

Si do ta financojë qeveria rindërtimin e banesave në Durrës?

Nga deklarata e djeshme për mediat, qeveria shqiptare ka shpalluar gjendjen e jashtëzakonshme dhe është zotuar për rindërtimin e plotë të banesave dhe godinave të shembura në Durrës, Thumanë dhe Tiranë. Për këtë arsye është ngritur gjithashtu edhe një organ përgjegjës, Komiteti i Rindërtimit, por si do të financohet rindërtimi dhe ku do i gjejë qeveria shqiptare fondet e nevojshme?

Gjatë fjalës së tij në deklaratë kryeministri Rama ka theksuar: “Duhet që familjeve t’iu rindërtojmë banesat- një sfidë e madhe. Do të bazohemi tek buxheti i qeverisë dhe tek buxheti i bashkive sikundër imponon ligji për gjendjen e jashtëzakonshme, por kjo nuk mjafton. Ndaj për këtë po punojmë për një skemë financimi që të na mundësojë një mbulim terësor. Pa u kufizuar apo pa u mbuluar thjesht me anën tjetër që është mekanizmi i financimit të jashtëm.

Thënë kjo, mobilizimi i strukturave përkatëse për të rindërtuar shtëpitë e shembura kërkon shumë fonde dhe nuk mund të përballohet vetëm nga buxheti i shtetit. Për pasojë përveç fondeve buxhetore që do të akordohen pas ndryshimeve të buxhetit, pritet që për rindërtimin e banesave të ketë gjithashtu edhe fonde dhe donacione nga shtetet e tjera dhe organizata të huaja.

Deri tani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ofruar për të mbështetur Shqipërinë dhe do të jenë një nga burimet për të financuar projektin e rindërtimit. Presidenti i Turqisë Erdogan gjithashtu ka njoftuar kryeministrin shqiptar se do të mbledhë  vendet lindore për të mundësuar një mbështetje tjetër materiale e financiare për procesin në fjalë, ndërkohë që pas disa ditësh vendet e NATO-s do të mbledhin Mekanizmin Europian të Ndihmës, prej së cilit priten gjithashtu një sërë kontributesh.

Nga ana tjetër, Shqipëria ka marrë garanci nga kryeministrat e disa vendeve europiane për akordimin e shumave të caktuara me qëllim lehtësimin e peshës për projektin e rindërtimit. Deri tani ndër vendet e para që e ka bërë këtë ka qënë Kosova, që ka miratuar vendimin për një ndihmë financiare prej 500 mijë eurosh.

Leave A Reply

Your email address will not be published.