The news is by your side.

Si do e luftonte Bill Gates Coronavirusin nëse do ishte president?

Nëse Bill Gates do të ishte President i Shteteve të Bashkuara tani, ai do t’i jepte përparësi masave duke i mbajtur njerëzit në të gjithë Amerikën në izolim total për të “rrafshuar kurbën” e pandemisë COVID-19.

“Mesazhi i qartë dhe gjidhja është ta ruajmë këtë izolim pasi kjo do të vazhdojë të zgjasë edhe për një periudhë kohe.” tha Bill Gates për TED Talks të martën. “Në rastin kinez, izolimi zgjati gjashtë javë, kështu që ne duhet të përgatitemi për këtë dhe ta bëjmë madje shumë më mirë.”

Sipas Gates, nëse vërtet aplikohet një izolim kombëtar, brenda rreth 20 ditësh do të shihet se numrat e rasteve të reja vërtet ndryshojnë dhe zbresin e kjo tregon se masat po aplikohen mirë.

Aktualisht, në SHBA, të paktën 179 milionë njerëzve në 18 shtete, 31 qarqe dhe 13 qytete iu është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi, sipas New York Times. Nga ana tjetër, sipas Qendrës së Burimeve Coronavirus të Universitetit Johns Hopkins, numri i rasteve të reja në Shtetet e Bashkuara ka parë një tendencë më të lartë. Për krahasim, “kurba” është rrafshuar përgjithësisht në Kinë dhe Korenë e Jugut, siç tregon grafiku më poshtë.

Burimi: CNBC

Leave A Reply

Your email address will not be published.