The news is by your side.

Shtyhet përsëri fiskalizimi- fillon pas 1 korrikut 2020

Janari i vitit të ardhshëm ishte parashikuar fillimisht nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë si afati kur pritej të fillonte zbatimi i fiskalizimit, pas ndryshimeve të bëra në ligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”. Kjo nënkupton që tashmë kasat fiskale të cilat përdoren për gjenerimin e një kuponi tatimor pas çdo transaksioni të kryer, nuk do të përdoren më.

Në vend të tyre qeveria ka menduar përpilimin e një fature tatimore, e cila kalon në kohë reale edhe në serverat e tatimeve dhe pretendohet të rrisë transparencën e procesit dhe të mbajë nën kontroll konkurrencën e pandershme dhe evazionin fiskal.

Ky proces sigurisht rezulton në kosto të shtuar për bizneset të cilat tashmë jo vetëm nuk do të përdorin më kasat fiskale për të cilat shpenzuan shumë me fillimin e aksionit para disa vitesh, por do të detyrohen të përdorin një sistem të ri për deklarimin e të dhënave transaksionale. Kjo bëri që para disa javësh institucioni ta shtynte fiskalizimin për fillimin e prillit, me qëllim që t’iu jepte kohë bizneseve dhe qytetarëve të përshtateshin me programin e ri.

Megjithatë duket se as ky afat nuk është përfundimtar. Në draft- udhëzimin e publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë theksohet se procesi i fiskalizimit do të shtyhet përsëri për datën 1 korrik të vitit të ardhshëm 2020. Kështu, gjatë periudhës së lënë në dispozicion, bizneset do të kenë kohë të përshtaten me mënyrën sesi bëhet regjistrimi në sistemin e ri, elementët që duhet të përmbajë fatura dhe kodi QR, si do të veprohet kur biznesi nuk akses në internet, si ndahet limiti i arkës kur aktiviteti ushtrohet në disa vende apo edhe fazat nëpër të cilat do të kalojë zbatimi i ligjit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.