The news is by your side.

Shtrenjtohet bileta e urbanit në Durrës, qytetarët nuk janë në dijeni

Qytetarët e Durrësit do të duhet ta paguajnë më shtrenjtë biletën e shërbimit urban në qytet. Ka qenë Këshilli Bashkiak i Durrësit, ai që ka miratuar propozimin e Bashkisë për rritjen e çmimit të transportit qytetas me autobusë nga 30 në 40 lekë për udhëtar.

Këshilltarët e majtë dhe ata të LSI-së, përfaqësues të qytetarëve durrsakë në këtë këshill, bashkuan votën për ta miratuar këtë rritje të çmimit, pa asnjë hezitim në lidhje me koston sociale të këtij vendimi, në mbledhjen e datës 11 mars.

Shumë prej qytetarëve që udhëtojnë rëndom në linjat urbane të Durrësit nuk janë ende në dijeni të këtij vendimi që hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes së tij. Procesi për rishikimin e tarifës është kryer pa konsultime me grupet e interesit, duke marrë në konsideratë vetëm ankesën e dy operatorëve privatë për rritje të vazhdueshme të shpenzimeve.

Ndërkohë sipas Bashkisë së Durrësit, rritja e çmimit të biletës, do të sjellë dhe rritje të cilësisë së shërbimit në 6 linjat aktuale të transportit urban në qytetin bregdetar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.