The news is by your side.

Shteti ndihmon shtetin e godet privatin. Arrin në 110 milionë Euro borxhi për sigurimet e papaguara

Revista Monistor raporton se burime nga tatimet pohojnë se në fundin e  vitit 2018, borxhet a akumuluara në tatime, në formën e sigurimeve shoqërore të papaguara, u rritëm me 18% duke shënuar një vlerë prej 108 milionë Euro.  

Kjo është një shifër shqetësuese që tregon për mungesë likuiditeti në ekonominë vendase ku bizneset por edhe institucionet shtetërore deklarojnë detyrimin tatimor por nuk janë në gjendje që ta kryejnë pagesën në kohë.

Janë dy shqetësime kryesore që vihet re nga kjo shifër e re e bërë publike. Së pari, vihet re që shtei nuk po funksionon si duhet përsa I përket detyrimeve tatimore. Në fakt edhe para katër vitesh mbi 11 bashki dhe ndërmarrje të shumta shtetërore shfaqën të njëjtin problem. Së dyti, vihet re një diskriminim I pastër në operatorët tregtarë. Kështu bizneset private në rast se shfaqin vonesa në pagesa tatimet vendosin penalitete deri në mbyllje të aktivitetit apo bllokim llogarish bankare.

Pra ky standart I dyfishtë në trajtimin e operatorëve ekonomik shkakton deformim në treg dhe keqmenaxhim të fondeve publike. Duke qënë se operatorët shtetërore nuk ndëshkohen as nga KLSH as nga gjykatat po ashtu as nga  administrata tatimore atëherë nuk është cudi që edhe pas 4 vitesh rikthehet I njëjti fenomen ku  toleranca e treguar tek entet publike krijon për pasojë borxhin e thellë deri  në vlerën 13.8 miliardë lekë.

Sipas ekspertëve për vitet në vijim defiçiti i kësaj skeme do të rritet ndjeshëm dhe nëse do të krijonim një parashikim për 10 vitet e ardhshme do të kishim një defiçit të skemës që do të arrinte në nivelin e 60 miliard lekëve ose 500 milion euro.  Këto shifra e bëjnë mjaft të vështirë (të pamundur) për shtetin Shqiptar ta ruaj ose të zvogëlojë  borxhin publik dhe në të kundërt kjo skemë përbën një presion për të rritur huamarrjen e shtetit Shqiptar për të paguar pensionet dhe rrit mundësinë e një krize të pagesës së borxhit publik të shtetit sipas modelit Grek.

Leave A Reply

Your email address will not be published.