The news is by your side.

Shtabi i Emergjencave: Deri tani më shumë se 2500 familje të pastreha në Durrës

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit dhe lëkundjet pasuese që kanë qënë gjithashtu të forta dhe ende vazhdojnë, kanë pasur pasoja katastrofike. Jo vetëm për shkak të bilancit të frikshëm prej 51 viktimash dhe më shumë se 900 të plagosurish, por edhe lidhur me qindra banesat dhe pallatet e shembur apo dëmtuar rëndë në Durrës, Thumanë, Tiranë, Laç dhe zonat përreth.  

Siç bën me dije Shtabi i Emergjencave Civile, si pasojë e tërmetit, vetëm në qarkun Durrës më shumë se 2500 familje kanë mbetur të pastreha deri tani. Madje numri edhe mund të rritet pas verifikimeve të tjera.

Nga ana tjetër, pas përfundimit të operacioneve të kërkimi- shpëtimit për të humburit dhe të bllokuarit nën rrënoja, Shtabi gjithashtu thekson se ka filluar shembja e godinave dhe ndërtesave të dëmtuara, me qëllim që të vazhdojë pastaj procesi i rindërtimit. Siç bëhet me dije, procesi i shembjes së godinave po kryhet pasi janë verifikuar dokumentat e pronësisë dhe në vazhdim pritet që ky aksion të vazhdojë në rrugën e Plazhit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.