The news is by your side.

Shqiptarët, të fundit e Europës. E kanë të pamundur të përmirësojnë gjendjen e vet

Nga Davos 2020, konferenca e 50 vjetorit të Forumit Ekonomik Botëror, organizata ka publikuar rezulatet e një studimi të fundit lidhur me mobilitetin social global dhe barazinë në mundësi. Sipas gjetjeve dhe përfundimeve të bëra publike, duket se për Shqipërinë rezultatet vazhdojnë të rezultojnë zhgënjyese.

Por çfarë është treguesi i mobilitetit social dhe pse është i rëndësishëm ai?

Indeksi i mobilitetit social mat aftësinë e individëve ose familjeve për të lëvizur nga njëra shtresë e popullsisë, tek ajo më lart për të përmirësuar gjendjen socio-ekonomike të tyre. Thënë kjo, nëse një familje është e varfër, mobilititeti social tregon aftësinë e saj për më tepër mundësi dhe të ardhura, që nga një shtresë e varfër, familja të ketë një ekonomi të mesme. Në mënyrë analoge, po e njëjta mënyrë arsyetimi vlen edhe në rastin e familjeve ose individëve të një shtrese të mesme për t’u bërë të pasur.

Nga një pikëpamje ekonomike, treguesi i mobilitetit social është një nga indekset më të rëndësishme, pasi tregon mundësinë e qytetarëve të një vendi për të përmirësuar gjendjen e tyre aktuale sociale dhe ekonomike.

Megjithatë për Shqipërinë duket se rezultatet zhgënjyese janë pasqyra e realitetit vendas. Raporti i WEF nga Davos 2020, i publikuar dje nxjerr në pah se Shqipëria renditet e 54-ta nga 82 vende të marra në shqyrtim gjithësej. Ky nivel e pozicionon Shqipërinë vendin e fundit në rajon dhe Europë me mobilitetin më të ulët dhe krahasuar me vendet e tjera ajo lë pas shtete si Truqia, Gana, Maroku, Egjipti, Bangladeshi apo Pakistani. Më poshte gjendet edhe lista e plotë e 82 shteteve të studimit:

Kështu, siç tregohet edhe nga shifrat, një renditje e tillë tregon mundësitë e ulëta dhe thujase inekzistente të shqiptarëve për të përmirësuar gjendjen e tyre sociale dhe ekonomike, në një vend i cili nuk iu siguron së paku as barazinë në mundësi.

Me sa duket me gjithë gjendjen aktuale të realitetit shqiptar, shtresat e varfëra të shoqërisë do vazhdojnë të mbeten të tilla dhe të vuajnë pasojat e varfërisë dhe kushteve të mbijetesës në të cilat jetojnë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.