The news is by your side.

Shqiptarët rrisin shpenzimet jashtë vendit, 272 mln euro vetëm për tremujorin

Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë, publikuar në bilancin e pagesave, tregojnë se shpenzimet që shqiptarët bëjnë në udhëtime jashtë vendit, sa vijnë dhe shtohen. Kështu vetëm për tre muajt e parë të vitit, jashtë vendit dolën plot 272 milionë euro si shpenzime për bileta, hotele,  ushqime etj., duke shënuar kështu një rritje me 7% tek niveli i matur i treguesit, krahësuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër INSTAT bën me dije se në tre muajt e parë të vitit dolën jashtë vendit 1.3 milionë shtetas shqiptarë. Edhe ky tregues sipas institucionit, ka pësuar një rritje me 12.4% në raport me të njëjtën periudhë marrë në shqyrtim një viti më parë. Rritja më e madhe e daljeve jashtë vendit rezultoi në Mars me 444 mijë persona, ose një rritje 21%.

Por, e njëjta tendencë në rritje vihet re edhe tek shpenzimet e të huajve në Shqipëri. Për arsye turistike, pune , biznesi, turizmi shëndetësor apo të tjera motive specifike, pak rëndësi ka, të huajt që vizituan vendin sollë plot 248 milionë euro në vend. Kjo është bërë e ditur nga Banka e Shqipërisë për raportin e periudhës Janar-Mars 2019.  Krahësuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shpenzimet e të huajve shënuan rritjen 5.1% dhe u dyfishuan në raport me të dhënat e 2013. Instituti i Statistikave thekson se në tre muajt e parë të vitit në vend hynë 695 mijë shtetas, një rritje kjo  prej 2.7% në raport me tremujorin e parë 2018.

Të dhënat e institucioneve zyrtare bëjnë me dije se deri në vitin 2014, shpenzimet e shqiptarëve jashtë tejkalonin ato të të huajve në Shqipëri. Aktualisht tendenca ka ndryshuar dhe për tremujorin, bilanci pozitiv prej 76 milionë euro, ishte treguesi se për herë të parë që prej 2014, bilanci u ngushtua me rreth 2 mln euro. Kjo për shkak të kthimit të vendit në atraksion turistik. Megjithatë ende shpenzimet e shqiptarëve jashtë rriten me ritme më të larta se ato të huajve në vend.

Leave A Reply

Your email address will not be published.