The news is by your side.

Shqiptarët në fund të listës ndërkombëtare të arsimit

OECD ka publikuar rezultatet e testit të fundit PISA 2018 dhe për shqiptarët, si në vend ashtu edhe në Kosovë përfundimet kanë qënë shqetësuese. Ata renditen në fundin e listës ndërkombëtare për arsim, një tregues i qartë i realitetit shqiptar me arsim të dobët dhe një sistem në krizë.  

Testi PISA mat performancën e studentëve në tre kategori kryesore, shkrim dhe lexim, matematikë dhe lëndët me orientim shkencor. Për vitin 2018 studimi ka marrë në konsideratë 78 vende të botës, ku peshën kryesore e mbajnë shtetet europiane dhe pastaj disa nga superfuqitë globale.

Sipas përfundimeve ka rezultuar se studentët shqiptarë renditen në vendin e 61, duke lënë pas vetëm Bosnje dhe Hercegovinën nga vendet e rajonit. Megjithatë krahësuar me shtetet e tjera fqinje si Greqia, Serbia dhe Mali i Zi, Shqipëria renditet shumë më poshtë.

Më serioze paraqitet situata për Kosovën. Ajo renditet në vendin e tretë nga fundi, për rezultatin më të dobët, duke u renditur vetëm sipër Republikës Domenikane dhe Filipineve, që kanë rezultatet më të ulëta në botë.

Në një kohë kur vlerat mesatare të OECD në lexim dhe shkrim, matematikë dhe shkenca kanë qënë respektivisht 487, 489 dhe 489 pikë, studentët shqiptarë kanë regjistruar përfundimet 405, 437 dhe 417, ndërsa ata të Kosovës 353, 366 dhe 365 pikë. Më poshtë jepet edhe renditja e plotë e shteteve sipas publikimit të OECD:

Leave A Reply

Your email address will not be published.