The news is by your side.

Shqipetaret kane 3 lloj hajdutesh te fshehte: Veten, Kritikuesit bosh dhe inspektoret tatimor

Mira Pogaci/ Analiste Biznesi

Nga te dhenat e fundit vihet re se Tatimi mbi Vleren e Shtuar, i cili ka peshe kryesore sepse i aplikohet cdo produkti e nje sere sherbimesh, si dhe arrin nje mase te larte prej 20%, ka rene pergjate muajve te pare te ketij viti. E nga krahu tjeter Tatimi mbi Fitimin i cili grumbullohet nga subjektet e rregullta eshte lehtesisht ne rritje, sikunder Tatimi mbi te Ardhurat Personale çka deshmon se jemi ne hapat e pare te nje shtrese te mesme ne rritje

A paraqet TVSH-ja nje pasqyre se ekonomia jone e vogel po tkurret? Tkurrja ekonomike ne vendin tone eshte e lidhur me nje sere elementesh me kompleks se keto te dhena, sikunder dhe faktore te brendshem e rajonal.

Por kjo pasqyre e TVSH paraqet me siguri nje shkalle te larte informailteti i cili ka kapluar ekonomine tone. Ne studimet e pavarura te organizatave ndërkombëtare, dhe te FMN, deshmohet se vendi yne ka një shkallë teper te larte te ekonomise informale, mbi 50%. Sipas FMN, vendi ynë renditet i 54-ti në botë për madhësinë e ekonomisë informale në raport më PBB, duke qendruar ne pozita me te keqija krahasuar dhe me nje sere vendesh afrikane si Namibia, Gana, e Bostuana, (Studim 15 vjecar i cili ka vleresuar se ekonomine e fshehte ne 158 vende ne bote, me nje mesatare prej 31.9 për qind).

Për te rritur kapacitetin e një vendi për të financuar shërbimet sociale siç janë shëndeti dhe arsimi, sherbimet e tjera publike, infrastrukturen energjine si dhe te mira të tjera publike, aftësia për të mbledhur taksat është kritike e thelbësore. Duke marrë parasysh se vendet e varfra dhe ato me ekonomi me te vogel si Shqiperia kane nevoja te shumta e te medha, niveli i ulët i mbledhjes së taksave po rrezikon dita dites zhvillimin ekonomik.

Reformim i organit tatimor eshte nje domosdoshmeri per ti sherbyer shtetit dhe qytetareve

8 jane faktoret kryesore qe ndikojne ne rritjen e nivelit te mbledhjes se taksave:

Rradha Faktori Gjendja

1 Angazhim i Vendimarresit (eshte)

2 Nje reforme e qarte dhe afatgjate (per tu hartuar)

3 Thjeshtimi i procedurave Tatimore (eshte bere dhe ne proces permiresimi te vazhdueshem)

4 Sherbim ndaj tatimpaguesve – te thjeshtuar dhe ne shkalle te gjere (per tu rritur)

5 Modernizim ne regjistrim, deklarim dhe pagese te detyrimeve tatimore (eshte bere dhe ne proces permiresimi te vazhdueshem)

6 Perdorim i zgjuar i sistemeve elektronike te menaxhimit te informacionit (sistemet jane por nuk perdoren sa apo si duhet; per keto duhet nje administrate efiçente)

7 Fokus ne taksat indirekte, si TVSH dhe Akciza Situata e TVSH (ne perkeqesim)

8 Menaxhimi dhe burime njerëzore efektive (Administrate jo efiçente si dhe kryesisht e korruptuar)

Ne menyre qe shteti yne, te mobilizohet me sukses ne rritjen e te ardhurave kemi nevoje per nje qasje me thelbesore dhe te guximshme, por jo te paarritshme.

Reforma: Modernizimi i institucionit tatimor dhe reforme ne administraten e tij

Në të gjitha studimet e rasteve dhe ne vende te tjera me shkalle te larte informaliteti e korrupsioni, reformat e administratës tatimore kane sjelle rezultate te dukshme ne shifra, kur kjo reforme ka qene gjitheperfshirese duke mbuluar spektrin e plote te masave si ligjore, teknike dhe adminsitrative, të tilla si:

Ø Rekrutim te administrates se re, si pjesë e reformës kundër korrupsionit

Ø Perdorim te sistemeve elektronike te menaxhimit te informacionit

Ø Rritje te sherbimeve ndaj tatimpaguesve

Ø Menaxhim efektiv te burimeve

Keto 4 elemente se bashku, jane te njejtet elemente te cilet behen faktor lehtesues per te ushqyer dhe rritur informalitetin.

Keto 4 elemente se bashku duhet te jene dhe reforma e nevojshme ne sistemin e deklarimit, pageses dhe mbledhjes se taksave.

—-

Ne kete proces ka dhe nje element te rendesishem, ate te sjelljes qytetare. Te drejtohemi nga parimet dhe jo kritikat boshe.

Ne si qytetare duhet te fillojme te ndergjegjesohemi per nje jete me cilesore. Te kerkojme te sherbehemi per ate cfare paguajme. Te kerkojme produkte te qe jane te pajisura me cdo autorizim, ceritifkim, analize, e kontroll dhe te perputhshem per konsumin tone, te kerkojme kuponin tatimor, te kerkojme fature per sherbimet qe paguajme, si nje tatim i derdhur ne arken e shtetit, dhe jo bakshish-gjobe ne xhepin e nje inspektori.

Ekziston një ndryshim në mes reagimeve të drejta dhe atyre te kritikuesve kronik bosh, te cilet përpiqen të shqyejnë gjithçka që behet, pasi nuk jane konstruktiv, nuk kane asgje per te ofruar, nuk ofrojne zgjidhje dhe s’kane pergjegjesi.

Sipas Aristotelit do te kishte vetem nje menyre per te tu pajtuar me kete: “Mos bej asgje, mos thuaj asgje, mos ji asgje!”.

Reagimi yne nuk mund te jete i tille per nje ekonomi me te shendetshme ne familjen, qytetin, vendin tone.

Leave A Reply

Your email address will not be published.