The news is by your side.

Shqipëria vendi i tretë në Europë që ligjëron kriptomonedhat

Miratimi i projektligjit në seancën parlamentare, ka bërë që pas Maltës dhe Francës, Shqipëria të jetë vendi i tretë në Europë që do të njohë me ligj kriptomonedhat. Thënë kjo, miratimi i ligjit sjell njohjen e 5500 llojeve të valutave, të cilat qarkullojnë në tregjet globale dhe tashmë do të mund të këmbehen me para cash në çdo pikë  këmbimi.

Tregu i kriptomonedhave ka arritur pikun më të lartë në vitin 2018 me një kapital prej 800 miliardë dollarëve, ndërsa në 24 orët e fundit, qarkullimi përllogaritet në vlerën e 24 119 miliardë dollarëve. Sipas ekspertëve, ligjërimi I tyre në një treg të mirëfilltë, shihet si tepër fitimprurës, pasi jo vetëm tërheq më shumë investitorë dhe transaksionet janë të lehta e të shpejta, por gjithashtu duke u kthyer në biznes, formalizimi do të gjenerojë më shumë të ardhura.

Leave A Reply

Your email address will not be published.