The news is by your side.

Shqipëria nivele rekord të rinjsh të pakualifikuar- 28% as në punë dhe as në shkollë

Anketa e Forcave të Punës, tregoi se gjatë vitit 2018, në Shqipëri forca e punës rezultonti 1 milion e 404 mijë persona, nga të cilët shkalla e pjesëmarrjes për grupmoshën 15-64 vjeç ishte 68.3%. Prej tyre shkalla e punësimit për femrat ishte 52.4%, ndërsa për meshkujt 66.7%.  Megjithatë tek pjesa e popullsisë shqiptare e aftë dhe në moshë pune vihet re një tjetër tendencë shqetësuese.  Shqipëria ka nivele rekord të numrit të të rinjve që nuk janë as në punë dhe as në shkollë.

Kështu nëse në vendet e Bashkimit Europian, kur shqyrtohet kategoria e grupmoshës 15-29 vjeç, për vitin 2018 shifra e të rinjve të papunësuar ose që nuk ndiqnin aktualisht arsimimin ishte 14%, në Shqipëri, niveli rezulton plot dyfish ose 28.6%. Këto konstatime janë bërë të ditura edhe nga Ministria e Finacave në analizën për vlerësimin e ecurisë së strategjisë për punësim dhe aftësi 2016-2020.

Edhe Fondacioni “Friedrich Ebert” në një studim të fundit lidhur me të rinjtë shqiptarë, ka dale pothuajse në të njëjtat përfundime, ku në nivele alarmante rinia shqiptare thuajse vegjeton pa kryer aktivitete që i shtojnë vlerë, atyre dhe vetë shoqërisë. Të dhënat e anketës theksonin se të rinjtë shqiptarë harxhojnë  mesatarisht 2.3 orë në ditë për të parë televizor dhe 3.9 orë online. Gjithashtu një alternative tjetër se si ata shpenzojnë kohën e lire janë lokalet dhe kafenetë, ku gjysma e të rinjve i frekuentojnë shpesh dhe vetëm 21% e bëjnë këtë me raste.

Nga pikëpamja ekonomike këto përfundime janë tregues i qartë i dy përqasjeve kryesore. Së pari, niveli i lartë i dembelizmit të të rinjve shqiptarë dhe mënyrat jo produktive se si ata shpenzojnë kohën e lirë theksojnë fort edhe pikëpamjet e tyre për të ardhmen. Kjo bëhet alarmante nga kënvështrimi ekonomik, në momonetin kur të tilla praktika janë pikërisht arsyesja e krijimit të një brezi të paaftë dhe jo efektiv për tregun e punës, shtuar këtu edhe pasojat e shumëfishta negative në jetët e tyre.

Nga ana tjetër, nivele të tilla të rinj të patrajnuar dhe të papunë janë tregues edhe i mungesës së politikave dhe masave të nevojshme për hapjen e më shumë vendeve të punës, mundësive të trajnimit, praktikave profesionale apo qasjeve të tilla të ngjashme të cilat do të rritnin nivelet e përfshirjes dhe produktivitetin në shoqëri. Por në një vend si Shqipëria, ku plot 47.7% e totalit të të punësuarve angazhohen në bujqësi – të dhëna publikuar nga Vlerësimi i Ministrisë së Financave-  me paga relativisht të ulëta dhe kualifikime thuajse inekzistente, shfaqet nevoja urgjente e krijimit të vende më produktive dhe të kualifikuara të punës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.