The news is by your side.

Shqipëria/ KCK ose cikli i korrupsionit si cikël politik

Besart Kadia

Para pak ditësh në Shqipëri doli lajmi se sipas Transperancy Interntional Shqipëria kishte bërë hapa pas në perceptimin e qytetarëve për nivelin e korrupsionit në vend. Ajo sot renditet në vend të 106 në botë duke bërë hapa pasjo vetëm me veten por dhe me të tjerët ku renditja u përkeqësua nga vendi 99-të në botë.

Duke u bazuar në debatin e fundit të KCK (Kap C’të Kapësh) shihet qartë se korrupsioni në vend ka gjithnjë një trend të përsëritur. Me ardhjen e një qeverie të re vendi përmisohet në dy vitet e para. Energji e re, rend i ri e ndoshta dhe klientë të rinj bëjnë që qeveria të tregohet e kujdeshme me korrupsionin duke respektuar vullnetin e qytetarëve për të mirëqeverisur. Por me kalmin e kohës dhe me përsëritjen e zgjedhjeve vihet re gjithmonë e njëjta sjellje në vend ku në vit zgjedhor perceptimi për korrupsionin përkeqësohet dhe arrin në nivele më të larta se trendi i mëparshëm.  

Viti 2005 ishte dhe niveli më i lartë i korrupsionit në vend ku Shqipëria u rendit në vend të 126. Ky është dhe niveli më i lartë i korrupsionit ku vendi u përkeqësua në mënyrë të vazhdueshme në vitet 2001-2005. Me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike vendi sërish njohu përmisim të korrupsionit ku zbriti nga vend ii 126-të në vendin e 85-të. Sinjal i mirë ky në vitet e  para se korrupsioni do të luftohej në mënyrë konstante në vend. Por hyrja në kualicion me Lëvizjen Sociliste për Integrim në kualicion korrupsioni filloi sërisht të shfaqet si problem në vendin tonë. Kështu në fund të mandatit vendi bëri hapa pas duke u renditur në vend të 116-të duke dhënë sinjal dhe njëhërë se vullneti për të luftuar korrupsionin mbetet në rradhë të parë një vullnet politik.

Partia Socialiste rikthehet në pushtet pas tetë vitesh dhe sërish në dy vitet e para perceptimi për korrupsionin bie në vend ku Shqipëria bie nga vendi 116-të në vendin e 83-të. Niveli më i mirë i dhjetë viteve të fundit… Më pas përsëritet historia. Viti 2017 ishte vit zgjedhor dhe perceptimi për korrupsionin fillon të përkeqësohet duke arritur në vend të 91 dhe duke vazhduar përkeqësimin e përvitshëm. Sot vend ii 106-të në botë nuk është cudi dhe në traditën e qeverisjes së mërparshme të qeverisë Sociliste gjasat janë që KCK të vazhdojë deri në vitin 2021 kur shqiptarët të flasin dhe njëherë nëse cikli politik i korrupsionit duhet të vazhdojë apo duhet rimenduar afatgjatë për vullnetin politik për të luftuar korrupsionin në vend.

Leave A Reply

Your email address will not be published.