The news is by your side.

Shpallet gjendja e jashtëzkonshme edhe në Laç

Si pasojë e tërmetit shkatërrimtar të mëgjesit të së martës, prej ditës qyteti i Durrësit dhe Thumana përballen me frikë dhe kaos. Qindra shtëpi, godina dhe pallate janë shembur dhe 49 persona kanë humbur jetën. Në Durrës, Tiranë dhe Thumanë, një ditë pas tërmetit nga mbledhja e qeverisë Kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Megjithatë pasojat e tërmetit kanë qënë të rënda edhe në qytetin e Laçit. Këtu gjithashtu janë shembur shumë godina dhe banorët janë evakuuar drejt zonave më të sigurta, kampeve ose hoteleve që kanë ofruar strehim falas në shenjë solidarizimi. Për pasojë, nga një mbledhje tjetër e qeverisë mëngjesin e sotëm është njoftuar gjendja e jashtëzakonshme edhe në qytetin e Laçit.

 “Mirëkuptoj opinionin e kryetarit të opozitës, se Laçi duhet të përfshihet në këtë perimeter. Në këtë rast na përputhen shqetësimet dhe idetë. Ne sot duhet të përfshijmë edhe zonën e prekur të Laçit në të njëjtin program.” është shprehur Rama gjatë mbledhjes mëngjesin e së premtes.

Ai ka folur edhe lidhur me shtëpitë që janë shpalluar të pabanueshme dhe ka thënë se ato do të shemben shumë shpejt, për t’u përfshirë në programin e rindërtimit.

“Më duhet edhe të riktheksoj se të gjitha palestrat duhet të zbrazen dhe t’i kthehen nxënësve të shkollave. Kjo për zonat urbane. Për zonat rurale do bëjmë çmos që të mos i largojmë nga zona e tyre pasi puna e tyre është e lidhur me bujqësinë. Nga sot nuk do të ketë më asnjë çadër.” tha kryeministri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.