The news is by your side.

Shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore

U publikua mbrëmjen e djeshme në Fletoren Zyrtare vendimi për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për shkak të përhapjes së Coronavirusit në vend. Si rezultat, në varësi të llojit të emergjencës vendore ( kur përballohet nga bashkia ose bashkitë nëse preken më shumë se një bashki dhe kombëtare(kur kërkon ndërhyrjen e institucioneve shtetërore) nga qeveria parashikohet marrja e një sërë masash si:

  • Caktimi i objekteve shtetërore për t’u vënë në shërbim të qytetarëve që do të strehohen
  • Evakuimi e qytetarëve
  • Zhvendosja e qytetarëve nga objektet e dëmtuara
  • Vendosja e tyre në zona të sigurta si dhe
  • Masa të tjera që parandalojnë pasojat nga fatkeqësia.

Sipas Nenit 39 të ligjit, për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe marrjen e masave përkatëse ngarkohet qeveria dhe Këshilli i Ministrave. Ky nen thekson: “Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e vendit.” Gjithashtu qeveria dhe bashkitë kanë detyrimin ligjor të kompensojnë të gjithë qytetarët të prekur nga fatkeqësia natyrore. Kjo përcaktohet në nenin 41 të ligjit që thekson: “Shteti shqiptar përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie.”

Sipas ligjit “Për Mbrojtjen Civile” theksohet se “Fatkeqësi natyrore konsiderohen fatkeqësitë që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që lidhen me tërmetet, përmbytjet, vërshimet e ujit dhe dukuri të tjera që ndikojnë në jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.