The news is by your side.

Shoqata e Bankave sqaron situatën e shtëpive të shembura blerë me kredi

Tërmeti i së martës së kaluar ka pasur pasoja shkatërrimtare, sidomos për Durrësin, Tiranën dhe zonat rreth epiqendrës, të cilat janë goditur më rëndë se sa të tjerat. Mijëra familje kanë humbur banesat shtëpi dhe pallate u shembën, u bënë të pabanueshëm ose u dëmtuan rëndë duke mos ofruar më siguri për banorët.

Të mbetur të pastrehë dhe në mes të katër rrugëve ata kanë humbur gjithçka. Më e vështirë bëhet gjendja për të gjithë ata që shtëpinë e shembur e kishin blerë me kredi dhe bankat i kanë njoftuar për shlyerjen e këstit të rradhës, pavarërisht se ata nuk kanë më një shtëpi.

Më herët ekspertë bankarë dhe persona përgjegjës nga kompanitë e sigurimit kishin folur rreth një plani me 4 hapa se si bëhej vlerësimi i dëmeve që pastaj banka dhe kompania në fjalë të vendosnin për një zgjidhje. Megjithatë, nga mbledhja e drejtuesve të bankave të nivelit të dytë me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko lidhur me gjendjen pas tërmetit dhe kontributin e institucioneve financiare në tejkalimin e saj, Shoqata e Bankave ka dhënë një sqarim edhe për këtë gjë.

Kështu është bërë e ditur se të gjithë të prekurit nga tërmeti që kanë një kredi bankare duhet të njoftojnë bankën dhe kompaninë e sigurimit. Nëse kontrata e sigurimit mbulon vetëm vlerën e kredisë së pronës, paratë i takojnë bankës, e cila pasi i merr mbyll kredinë më individin. Në rastet kur sigurimi është bërë për 100% të vlerës së pronës, shuma që do të merret ndahet mes bankës dhe individit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.