The news is by your side.

Shënohet në Shqipëri viktima e parë nga Coronavirusi

Dy ditët e fundit u konfirmuan në Shqipëri rastet e para të prekura nga Coronavirusi dhe sot numri i të infektuarve ka arritur në 12. Por sot gjithashtu është shënuar edhe viktima e parë nga virusi që po gjunjëzon botën. Viktima është e moshuara 73- vjeçare nga Durrësi, që ditën e djeshme u konfirmua e prekur dhe për shkak të komplikacioneve të rënda shëndetësore sot ka ndërruar jetë.

Vdekja e saj u konfirmua edhe nga një njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë, në të cilin ndër të tjera thuhej: “Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare.”

Pacientja në fjalë po trajtohej në spitalin e Durrësit dhe ditën e sotme, kur gjendja e saj u rëndua, mjekët tentuan ta transportonin drejt Tiranës, por për shkak të përkeqësimeve të mëtejshme, ata janë detyruar ta rikthejnë të moshuarën në ambientet e spitalit. Pak më vonë ata lajmëruan së ajo humbi jetën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.