The news is by your side.

Senati i SHBA kufizon Trump: Jo më fuqi ushtarake për luftë me Iranin!

Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar së fundi një rezolutë, sipas së cilës kufizon autoritetin e presidentit Donald Trump për të nisur operacione ushtarake kundër Iranit. Rezoluta, e iniciuar dhe hartuar nga senatori demokrat, Tim Kaine, thekson se në vahdim Trump do t’i nevojitet miratimi i Kongresit para se të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit.

Me Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, fuqinë për të shpallur luftë e ka Kongresi, jo presidenti, por muajin e kaluar ishte vetë presidenti Trump ai që urdhëroi një sulm me dron, gjatë të cilit mbeti i vrarë komandanti iranian, Qasem Soleimani. Soleimani, udhëheqës i forcës elitë të Iranit, Kuds u vra dhe kaq mjaftoi që gjendja të përshkallëzohej në konflikte të ashpra. Në përgjigje, Irani sulmoi me raketa dy baza të ushtarëve amerikanë në Irak, në një kohë që trupat vendase dhe gjithë popullsia betoheshin “Vdekje Amerikës!”. Për sulmin në fjalë sigurisht Kongresi nuk ishte njoftuar paraprakisht nga Trump.

Tetë republikanë iu janë bashkuar demokratëve për të miratuar rezolutën me 55 vota pro dhe 45 kundër, ndërkohë që senatori Kaine dhe mbështetës të tjerë theksojnë se rezoluta nuk i drejtohet tipikisht Trump dhe as është kundër tij, përkundrazi ajo është iniciuar për t’i dhënë Kongresit amerikan autoritetin që i takon.

Trump dhe mbështetësit e tij thonë se rezoluta do t’i dërgojë mesazhe të gabuara Iranit dhe kundërshtarëve të tjerë të mundshëm, ndaj Presidenti pritet të vendosë veto ndaj saj, në të njëjtën mënyrë siç ka ka vepruar edhe ndaj një rezolute për luftën në Jemen.

Leave A Reply

Your email address will not be published.