The news is by your side.

Së shpejti merr fund izolimi në Kinë. Ja kur mbarojnë kufizimet!

Dy muaj pasi autoritetet kineze mbyllën qytetin Wuhan, qendër e shpërthimit të Coronavirusit në vend, fundi i kufizimit të lëvizjes duket se është afër. Provinca Hubei tha të martën se kufizimet e udhëtimit në kryeqytetin Wuhan do të hiqen duke filluar nga 8 Prill, i cili do të përfundonte bllokim që filloi që prej 23 janarit.

Virusi u shfaq për herë të parë në qytet në fund të dhjetorit dhe që atëherë ka vrarë më shumë se 2.500 njerëz atje. Kjo do të thotë se Wuhan përbënte gati 80% të vdekjeve totale të vendit, që regjistron në total më shumë se 3.200 viktima.

Javët e fundit, COVID-19 është përhapur në mbi 100 vende, si një pandemi globale që ka vrarë më shumë se 11,000 njerëz. Vendet, që nga Italia apo Shtetet e Bashkuara dhe Irani po përpiqen të kontrollojnë virusin dhe qytetet kanë mbyllur shkollat e vendet publike dhe kanë lëshuar urdhra të rreptë për qëndrimin në shtëpi, duke u distancuar nga çdo kontakt tjetër socal.

Leave A Reply

Your email address will not be published.