The news is by your side.

Saudi Aramco kompania më fitimprurëse në botë bie me 12%

Saudi Aramco, prodhuesi arab i naftës ka deklaruar sot se fitimet e saj ranë me 12 % në gjysmën e parë të vitit të saj financiar, duke i siguruar kompanisë një vlerë fitimesh prej 46.9 miliardë dollarë dhe kjo për shkak të çmimeve të ulëta të naftës.

Megjithatë pavarësisht rënies, rezultati financiar e bën kompaninë ofruesin më të lartë potencial të prodhimit të naftës në Arabinë Saudite dhe përforcon statusin si kompania më fitimprurëse në botë. Madje fitimet kolosale të kompanisë janë më të larta edhe se sa Apple, që gjeneroi një fitim prej 31.5 miliardë dollarësh në 6 mujorin e saj financiar.

Kompania Saudite tha se prodhon mesatarisht 10 milionë fuçi nafte bruto në ditë, duke siguruar “rreth 100 % të nevojave të klientëve për naftë dhe produkte të përpunuara.” Pavarësisht kësaj, kompania ia atribuoi rënien e fitimeve uljes së çmimeve të naftës.

Aramco ka qenë më transparente ndaj financave kohëve të fundit teksa zyrtarët po marrin në konsideratë të shesin disa nga aksionet e kompanisë që të financojnë projekte për të bërë të mundur shkëputjen e ekonomisë nga varësia e naftës.

Një IPO që ishte planifikuar për 2018 nuk u materializua kurrë, për shkak se mungesa e transparencës mbi rezervat energjitike të vendit kishte shkaktuar skepticizëm për potencialin e shitjeve dhe vlerën e Aramco. Por planifikimet për një dëgjesë publike për vitin e ardhshëm tashmë po përshpejtohen pas reagimit pozitiv nga ana e investitorëve.

Kompania raportoi 111 miliardë dollarë të ardhura neto për vitin dhe një xhiro prej 356 miliardë dollarësh. Rezervat energjitike të Arabisë Saudite janë bërë gjithashtu publike me një total prej 268.5 miliardë fuçish.

/Burimi: CNN

Leave A Reply

Your email address will not be published.