The news is by your side.

Rrugët me fonde të brendshme kushtuan 10 herë më shumë se ato me fonde të huaja

Revista Monitor raporton se rrugët me financim të brendshëm janë më të larta se me financim të huaj. Sipas raportit ka evidenca për një diferencë sistematike në koston për kilometër të ndërtimin me fonde te brendshme dhe të huaja, gjë e cila tregon keqadministrimin e fondeve publike në procesin e investimeve. Ndërkohë që investimet me financim të huaj kalojnë në procedura e praktika kontrolli që nuk lejojnë kosto jo logjike.

Sipas të dhënave zyrtare nga ministria e Infrastrukturës, shpenzimet faktike për ndërtimin e rrugëve ishin rreth 15 miliardë lekë nga të cilat rreth 9 miliardë lekë financimin i brendshëm dhe 6.3 miliardë lekë financim i huaj. Shifrat zyrtare të ministrisë së Infrastrukturës tregojnë se për të njëjtën kategori rruge, kosto e financimit me fonde të brendshme është 10 herë më e lartë se me fonde të huaja.

Nga të dhënat vërehet se kosto e financimit të brendshëm për kilometër me fonde të brendshme është fiks 10 herë më larte se me fonde të huaja. Në përllogaritje nuk përfshihen shpronësimet pasi këto janë një zë i veçantë që mbulon kostot si për financimin e brendshëm dhe atë të huaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.