The news is by your side.

Rritja e pagave minimale paska edhe pasoja negative

Pas Massachusetts e New York, edhe Kalifornia ndërmorri masa për rritjen e nivelit të pagave minimale e me sa duket diçka nuk shkoi siç duhet sepse pasojat negative po shfqen në horizont- humbjet e vendeve të punës! Këto përfundime u konkluduan nga një studim i kohëve të fundit të Universitetit California Riverside, i cili se tregon se rritjet minimale të pagës kanë ngadalësuar rritjen e vendeve të punës në industrinë e lulëzuar të restoranteve.

Kalifornia ishte ndër shtetet e para që inicioi rritjen minimale të pagave drejt një pagese prej 15 dollarë në orë deri në vitin 2022-një rritje që rezulton deri në prej 50% krahësuar me vitin e largët 2012. Megjithatë analiza e të dhënave sugjeron se ndërsa industria e restoranteve në Kaliforni është rritur ndjeshëm pas rritjes së pagës minimale, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për vendet e punës! Sipas studimit punësimi në këtë industri është rritur më ngadalë sesa do të kishte qënë pa rritjen minimale të pagave. Punësimi i ngadalshëm është sidomos i vërtetë për të gjithë ata punëtorë që mund të kenë bërë karrierë me profesionin e tyre.

Gjetjet e zymta të studimit publikohen në një kohë kur SHBA dhe ekonomia kaliforniane po lulëzojnë, gati në punësimin të plotë, ndaj konsiderohen si shqetësuese. Madje, situata mund të bëhet më keq, pasi sipas hulumtimit kur arrihet recesioni i ardhshëm, paga minimale reale më e lartë mund të rrisë humbjet e përgjithshme të punës brenda ekonomisë dhe të çojë në një shkallë më të lartë të papunësisë sesa do të ishte rasti pa rritjen minimale të pagave.

Sipas Phil Kafarakis, President i Shoqatës së Ushqimit Specialitet dhe ish-Udhëheqës i Avancimit të Anëtarëve në Shoqatën Kombëtare të Restoranteve, për shkak të recesionit ekonomik ose jo, apo çfarëdo ndikim tjetër tek rezultatet, rritja minimale të pagave, minon rritjen e vendeve të punës në industri deri në vitin 2020. Ai, madje shkon edhe më tej duke theksuar se rritja minimale e pagave mund të ketë pasoja dhe më gjerë, në gjithë ekonominë e shtetit. Aktualisht Kalifornia numëron rreth 1.83 milionë vende pune në restorant sipas të dhënave nga Shoqata Kombëtare e Restoranteve. Kjo shifër përfaqëson rreth 11% të bazës së punësimit në Kaliforni. Për pasojë, duke pasur parasysh se puna është një nga kostot më të mëdha të industrisë së restoranteve, ekziston një rrezik real që paga minimale më e lartë do të pengojë rritjen e vendeve të punës, aktualisht e parashikuar në 9% deri në vitin 2020, duke shtuar 164,000 vende të reja pune.

Interesant është fakti se implikimet ekonomike të këtyre gjetjeve në Kaliforni shkojnë përtej tabelave të restoranteve, pasi çdo dollar i shpenzuar në restorantet e kësaj industrie, përkthehet me një impakt prej $ 2.03 tek të ardhurat shtetërore në krahasim me të njëjtin dollar të shpenzuar në një shitore të shërbimit të kufizuar, që kontribuojnë me 1.75 $ tek të ardhurat shtetërore për çdo dollar shpenzuar të.

Nga ana tjetër, rritjet minimale të pagave nuk janë sfida e vetme me të cilat industria kaliforniane po përballet së fundi. Sipas Corey Chafin, drejtor në strategjinë globale dhe firmën e menaxhimit A.T. Kearney, për qendrat e Sherbimit të Shpejtë(QSR), rritja minimale e të pagave vetëm sa ka thelluar problemet ekzistuese pasi prej kohësh papunësia e ulët ka krijuar “luftëra të

fuqishme”. Si rrjedhojë, QSR-të konkurrojnë për të mbajtur një forcë pune të plotë në dispozicion.

Problemi, natyrisht lidhet me faktin e të paturit të një ekonomie të fortë, e cila u jep punëtorëve më shumë mundësi pune. Ndërsa punëtorët individualë kanë më shumë mundësi, qarkullimi i restoranteve mbetet i lartë duke bërë që rreziqet operacionale për të siguruar nivele të qëndrueshme shërbimi, cilësi produkti dhe siguri ushqimore të jenë të shumta

E çfarë duhet bërë për këtë situatë? Cila është zgjidhja?

Sipas ekspertëve, teknologjia. Të luftosh me këto syre problemesh kërkon që QSR-të të miratojnë plane afatgjata për të reduktuar varësinë e punës përmes teknologjisë. Automatizimi i kuzhinës, përgatitja qendrore, planifikimi më i mençur dhe shpërndarja e automatizuar janë faza të ndryshme të ciklit R&D që pritet të lehtësojnë rreziqet e punës në vitet në vijim.

Presioni për të zëvendësuar punën njerëzore me teknologjinë duket se do të ndryshojë të gjithë segmentet e industrisë. Programet e optimizimit të punës, shpërndarja e mundësive të automatizimit, shkurtimi i operacioneve shihen si disa nga hapat e nevojshme që do të shërbenin në mënyrën e duhur si kundërmasa të favorshme të uljes së përfitueshmërisë shkaktuar rritja e pagave.

Ndërsa aktualisht është e paqartë se sa do të arrijë teknologjia të lehtësojë barrën e kostove të larta të punës në industrinë e restoranteve, një gjë është e qartë, debati mbi impaktet pozitive dhe negative të rritjes së pagave minimale do të vazhdojë!

Leave A Reply

Your email address will not be published.