The news is by your side.

Rritet numri i të rinjve që largohen nga vendi, në 2018-ën 45% më shumë drejt Gjermanisë

Largimi i shqiptarëve për të punuar, studjuar dhe ndërtuar jetën diku jashtë vendit, ku ofrohen mundësitë që në atdhe nuk mund të gjenden, ka qënë një fenomen shumë i përhapur vitet e fundit. Aktualisht është fakt se shumica e të rinjve shqiptarë e shohin të ardhen pikërisht diku tjetër larg vendit të tyre. Madje numri vjen gjithmonë në rritje. Pikërisht edhe të dhënat e publikuara nga Eurostat treguan se vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë 2360 leje qëndrimi  për studentet shqiptarë dhe në raport me një vit më parë, ky numër është rritur me 17%.

Megjithëse me një rritje progresive pas çdo viti që kalon, të paktën 2 vitet e fundit kanë shënuar në rritje edhe më të ndjeshme. Kështu në 2017 numri i lejeve të dhëna për studentët shqiptarë ishte 2025, ama krahësuar me 2014-ën kur Bashkimi Europian lëshoi 1627 leje qëndrimi, tendenca rritëse vihet re mjaft qartë.  Ndër arsyet kryesore të largimit, përveç arritjeve profesionale që synojnë,  pakënaqësitë me sistemin arsimor në vend janë gjithashtu arsye madhore. Jashtë vendit studentët shqiptarë gjejnë mundësitë që në vend u mungojnë, kushte më të mira në auditore apo konvikte, bazën materiale të nevojshme për një proces mësimor produktiv, tarifa më të lira që justifikohen nga cilësia që marrin në këmbim dhe padyshim edhe mundësi punësimi.

Ashtu sikurse për të punësuarit, Gjermania është destinacioni kryesor për shqiptarët që emigrojnë për arsye studimi. Gjatë 2018-s janë dhënë për Gjemaninë 781 leje qëndrimi, ose rreth 46% më shumë se një vit më parë, kur numri rezultonte 535 të tilla. Pas Gjermanisë numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit për arsye edukimi e ka Italia me 526 leje dhe vend të tretë renditet Franca me 215 leje qëndrimi.

Në përgjithësi duket se vendet perëndimore janë një zgjedhje rishtazi e studentëve shqiptarë, e cila vihet re më e theksuar vitet e fundit. Kjo pasi më herët stoku më i lartë i studentëve shqiptarë përqëndrohej në Itali dhe Greqi, vendet me numrin më të lartë  të emigrantëve me leje qëndrimi. Megjithatë së fundi vihet re edhe në tjetër tendencë, ku edhe vendet e Europës Lindore po shihen si mundësi. Sipas të dhënave për vitin 2018 u lëshuan gjithashtu 78 leje nga Rumania, ndjekur nga Bullgaria me 73 leje studimi.

Në kohën kur lëvizjet e popullsisë dhe emigracioni i shtuar, sidomos i pjesës së arsimuar të popullsisë, e ashtuquajtura “truri i kombit” po largohet masivisht, natyrëshëm lind pyetja, a do të kthehen një ditë studentët? A do i investojnë ata dijet e përftuara për vendin e tyre? Probabiliteti duket se është shumë i vogël, pasi përveç faktit se studentët mësohen me jetesën në vendet ku studiojnë, shanset për të gjetur një vend punë po aq të paguar në Shqipëri janë të ulëta.

Nga ana tjetër pasojat në vend duket se janë tepër negative gjithashtu. Të larguarit e moshave të reja ndikon në përbërjen demografike duke përshpejtuar plakjen e popullatës. Por jo vetëm kaq! Largimi i “trurit”, që potencialisht përbën forcën punëtore të kualifikuar në vend, është shkaku pse tregu mbushet me persona që nuk kanë aftësitë e duhura për kryerjen e punëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.