The news is by your side.

Rritet borxhi publik, qeveria 174 milionë euro hua nga FMN

Kriza aktuale pas pandemisë Coronavirus, aq më tepër pas një periudhe të vështirë për buxhetin e shtetit pas tërmetit shkatërrimar të 26 nëntorit të vitit të kaluar ka goditur thellësisht ekonominë, duke rritur borxhin publik dhe deficitin buxhetor. Të dhënat e fundit tregojnë se borxhi publik ka arritur në vlerën 1.11 trilionë lekëve, pjesën më të madhe të të cilit e zë ai i brendshëm me 35.37%, ndërsa 30.48% përllogaritet të jetë borxh i jashtëm. Por të tjera para do ti shtohen borxhit publik të Shqipërisë, duke thelluar edhe më tej bilancin.

Qeveria ka vendosur të marrë borxh 174 milionë euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, me interes 4.05%, për të mbuluar nevojat e shtuara financiare, që ka shkaktuar pandemia e Coronavirusit. Sipas ekseprtëve të ekonomisë kjo padyshim është një situate delikate, pasi interesi rreth 4% tregon se borxhi në fjalë nuk hyn tek kreditë e buta dhe do të ketë një kohë relativisht të shkurtër për t’u kthyer.

Nga ana tjetër, fakti se ky vit parashikohet me një recesion të fortë këtë vit, do ta bëjë edhe më të vështirë procesin e rindërtimit, në në kohë kur fondet që u angazhuan me 17 shkurt në Bruksel gjatë Konferencës së Donatorëve ende nuk dihet se kur do të disbursohen. Nga ana tjetër, qeveria parashikon të dalë sërish në tregjet financiare përmes eurobondeve me vlerën e 650 milionë eurove, një pjesë e të cilave do të shkojnë për shlyerjen e borxhet e prapambetura.

Leave A Reply

Your email address will not be published.