The news is by your side.

Robotizimi zëvendësoi 800,000 punëtore por krijoi 35 milion vende pune.

Këto ditë, është e vështirë të shmangësh titujt e mediave të cilat na paralajmërojnë se inteligjenca artificiale do t’ju rrëmbejë punën. Problemi është se ndonjëherë e vetmja pikë ku kanë të drejtë këto “teori konspirative” është në fakt se ka një lidhje të rëndësishme midis robotizimit dhe punës.

Një studim i Deloitte për automatizimin në Mbretërinë e bashkuar  zbuloi se 800,000 vende punë që kërkonin një nivel të ulët kualifikimi u eliminuan si rezultat i Inteligjencës Artificiale dhe teknologjive të tjera robotike. Nga ana tjetër, në të njëjtën periudhë u krijuan  3.5 milionë vende të reja të pune dhe jo vetëm që u rrit numri i vendeve të punës, por tani paga për këto vende të reja pune u rrit me 13.000 dollarë në vit.

Nga praktika mund të shohim se në fakt Inteligjenca Artificiale shërben si katalizator për punësimin, pagat më të larta dhe punonjës më të lumtur, por, realiteti është se ndikimi i Inteligjencës Artificiale në fuqinë punëtore është kompleks dhe ende në tranzicion.

Procesi i robotizimit sjell rritje të produktivitetit të punës dhe një ambient pune më miqësor. Teknologjia po ndryshon mënyrën se si punojmë dhe kjo nuk është në diskutim. Këto ndryshime mund të përmirësojnë jetën e njerëzve dhe të çojnë në krijimin e një forcë punëtore më krijuese dhe intelektuale. Inteligjenca Artificiale i jep mundësinë punonjësve që të fokusojnë energjinë dhe kohën e tyre në detyra më komplekse të tilla si bashkëveprimi me klientët ose idetë inovatore.

Në terma afatgjatë, kreativiteti është ajo që do të dallojë njerëzit nga makineritë.

Jo vetëm aftësia për punë krijuese, por aftësia për të ri-imagjinuar sesi mund të avancojmë në tregun e punës.

Inteligjenca artificiale i jep mundësinë liderëve të kompanive që të zgjerojnë aktivitetin e tyre dhe të ofrojnë një shërbim më të mirë. Si rrjedhojë, do të kemi vende të reja punë por edhe një shërbim më cilësor.

Panera Bread, ka krijuar 10,000 vende të reja pune në sektorin e kateringut dhe kafeterisë në sajë të platformës dixhitale të porositjes së ushqimit online. Ky sukses rriti kërkesën e konsumatorëve dhe si rrjedhojë kompania zgjeroi aktivitetin e saj me 40%. Kompania pohon se punonjësit e saj kanë paga  më konkurruese. Vendimi i kompanisë për të mos kontraktuar një palë të tretë e cila do të merrej me shpërndarjen është një pasojë e teknologjisë. Nëse të gjitha kompanitë kanë qasje në të njëjtat teknologji, do mund të ulin kostot dhe të ofrojnë një shërbim të shpejtë dhe cilësor. Si rrjedhojë, avantazhi konkurrues mund të vijë nga përvoja individuale e konsumatorit.

Fabrika e Marlin Steel në Baltimore është një rast klasik i inovacionit që sjell robotizimi. Kur prodhuesit kinezë ulën çmimet për produktin e koshave metalik, kompania u detyruara të bënte të njëjtën gjë.

Marlin Steel bleu makineri të automatizuara për prodhimin e telave dhe filloi të përqendrohet në prodhimin e produkteve me cilësi  të lartë për kompani të tilla si Boeing dhe General Motors.

Gjithashtu, ai punësoi më shumë njerëz dhe rriti pagat, duke tërhequr punëtorë të cilët ishin të kualifikuar për proceset e prodhimit të kompjuterizuar. Sipas Drew Greenblat , CEO’së  Martin Steel, automatizimi jo vetëm që shpëtoi kompaninë e tij por edhe u lehtësoi punën punonjësve të tij. “Papritur, të gjithë janë më produktiv dhe kjo ka ndodhur pasi ne ju dhamë atyre pajisje të automatizuara”- tha ai- “Falenderoj zotin për këto robotë, nëse nuk do të ishte për ta, të gjithë ne këtu do të ishim të papunë.” Shfrytëzimi i kësaj teknologjie e ndihmoi kompaninë Martin Steel të krijonte produkte me cilësi më të lartë si dhe të tërhiqte klientë më prestigjiozë.

Automatizimi sjell edhe një efekt tjetër pozitiv për kompanitë, mundësinë për të konkurruar në treg me një cilësi më të lartë.

Kur inteligjenca artificiale dhe automatizimi zëvendësuan 100 punonjës në rrjetin e supermarketeve Boxed në New Jersey, start-upi i ri i ritrajnoi dhe i promovoi punonjësit në departamente të ndryshme. Disa nga punonjësit u kthyen në trajnerë duke ju mësuar punonjësve të rinj rolet e reja. Shumë prej tyre u kthyen në  punonjës me kohë të plotë dhe përfituan një rritje rroge prej 13%. Boxed mund të kishte zgjedhur që t’i pushonte nga puna pas robotizimit, por ajo zgjodhi që ta mbante forcën e saj punëtorë dhe ta transformonte atë në një shtresë të re.

Vetë natyra e robotizimit krijon debate përçarëse, por është e sigurt se puna dhe produktiviteti kanë ndryshuar dhe do të vazhdojnë të ndryshojnë prej tij. Ndryshimi na lejon të shqyrtojmë vlerat tona dhe të përcaktojmë se kush jemi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.