The news is by your side.

Rikthehet Microsoft si kompania më e pasur në planet

Java e fundit e nëntorit të vitit që lame pas, do e gjente Microsoft në kulmin më mahnitës të suksesit dhe atë që as kompania e as ndonjë konkurrent tregu asnjeherë nuk kishin arritur. Edhe më herët gjatë vitit, suksesi ishte bërë i kuptueshëm sepse Microsoft kishte tejkaluar tashmë Amazon dhe Google Alphabet’s Inc, por fundviti do të shënonte fitoren më të fuqishme, atë të vërtetën! Kompania tejkaloi gjithashtu të ardhurat e Apple, duke u bërë një nga më të pasurat globalisht, me një vlerë tregu gati trilionë dollarëshe.

Ajo regjistron sot më shumë abonentë se sa Netflix dhe nga cloud-i më shumë të ardhura se sa vetë Google. Të dhënat më të fundit të 2019 e përforcojnë akoma më shumë këtë fakt. Në 25 Prill duket se kompania tejkaloi plot 1 trilionë dollarët e shumëdiskutuar.

Pasi Bill Gates hoqi dorë nga drejtimi i Microsoft dhe pozicioni i CEO-s u zu nga Satya Nadella, punonjësit e vjetër të kohës së tij menduan se me largimin e Gates nga drejtimi edhe kohët e lavdishme të kompanisë ishin tashmë të largëta. Madje, kishte nga ata që mendonin se perandoria shpejt do të binte. Për të gjitha këto zëra dhe plot skeptikë kudo rreth globit, arritjet e fundvitit ishin prova se asgjë nuk kishte ndryshuar, madje gjërat po shkonin më mirë. E teksa për të gjtihë stafin e punonjësit filluan urimet, telefonatat e përgëzimet, duket se vetë Nadella, përgjegjësi i kësaj lavdie, refuzon të bëhet pjesë e festave.

Që pas tejkalimit të Apple, që do të shënonte edhe fillimin e kësaj vale të stërmadhe arritjesh, në praktikën e tij të punës si CEO, asgjë nuk ndryshoi për Nadella-n. Ai vijoi përsëri takimin e përjavëshëm të së premteve duke mbledhur stafin. Madje as në daljet publike nuk shihet ndryshim në retorikën e tij, përkundrazi. Gjatë një interviste në Redmond, në zyrat e Microsoft Corp. ai shfaqej madje i lodhur e i bezdisur nga e gjithë vëmendja publike, që po drejtohej nga dominimi i tregut nga Microsoft dhe të ardhurat gjithmonë në rritje.

Drejtimi i kompanisë kaloi në duart e tij në shkurt të 2014 e që atëherë vlera e Microsoft në treg është rritur me 230%, megjithatë nuk mund të mos vihet re racionaliteti dhe gjykimi i akullt me të cilin ai vështron situatën. Nadella, inxhinier 51-vjeçar me diploma të shumta, i rritur në Hyderabad, Indi, njihet për temperamentin e vështirë dhe retorikën gati të pakuptimtë, megjithatë mënyra se si ai shprehet për situatën është vërtet goditëse dhe e thellë. Sipas tij, në Microsoft, pavarësisht të gjithave ekziston zakoni keq që në raste euforie, shpejt të gjithë ndihen të vetëkënaqur nga suksesi dhe nuk e shtyjnë dot më veten të ecin përpara, sepse mendojnë se gjithçkaja që ekziston është arritur. E për njerëzit, sipas tij kënaqësia e pakontrolluar në momente të tilla arbitrare, shënon fillimin e fundit. Ndaj, gjuha e tij e ashpër e ndoshta edhe mënyra jo shumë e pëlqyer e drejtimin synon pikërisht këtë, të mësuarit për të mos parë të kaluarën.

Gjatë këtyre pesë viteve në drejtim të Google, pasi zëvendësoi Steve Ballmer, pozicioni i tij si CEO pavaësisht se sa zgjat do të quhet as më pak e as më shumë historik. Më herët, Microsoft ishte parë gjithmonë si një spirale që sado rritej, në bazë qëndronte fort tek rrënjët e vjetra ekzistuese. Ajo kishte humbur çdo trend madhor informatik të telefonave celularë, motorëve të kërkimit, rrjete sociale, duke ngecur thjesht tek sistemet operative Windows që përbënin burimin kryesor të të ardhurave. Madje vetë rëndësia e PC-ve u kishte krijuar drejtuesve mendësinë se çdo produkt i ri ose degë shëbimesh duhej me deomos të përfshihej në vorbullën Windows. Kompania erdhi asohoke me Windows Phone apo Windows Azure. I mban mend njeri sot vallë? A përdoren më?

Vetë përqasja me të cilën Nadella erdhi në mënyrë emergjente për të rikuperuar situatën shkoi përtej çdo zgjidhjeje të menduar. Ai zgjodhi që kësaj fuqie teknologjike në krizë dhe rënie, t’i injektonte një ndjeshmëri koorporative dhe rehabilitimi kulturor para së gjithash. Kjo nënkuptonte kalimin nga mentaliteti i ngurtë i së vjetrës tek një mendësi rritjeje për të ardhmen. Sigurisht që për dhjetra ekzekutivët aktualë e të mëparshëm, anëtarë bordi, klientë e konkurrentë kjo kthesë ishte e dhimbshme, sepse kushtet në të cilat po vepronte ishin kaq të paqarta. Që prej fillimit, Nadella hoqi financimin për Windows dhe ndërtoi një biznes të ri informatik me rreth 34 miliardë dollar të ardhura, lëvizje të pritura me shumë skepticizëm. Megjithatë ato rezultuan si tepër efektive. Për pasojë, kompania kaloi tashmë dy lojëtarët dominues të tregut të asaj kohe, Google dhe Amazon Web Services, duke shënuar përparime të ndjeshme në fushat kyçe të operimit të tyre.

Sot, paketa e shërbimeve të Microsoft Office, e cila dikur blihej vetëm një herë e përfshinte jo vetëm shërbimin por edhe asistencë pas blerje, është shndëruar në një shërbim bazuar në cloud, me më shumë se 241 milionë abonentë globalisht, të cilë lëvrojnë gati 99 dollarë në vit secili. Kompania ka gjithashtu më shumë abonentë se Spotify dhe Amazon Prime të marra së bashku dhe Azure, platforma cloud e Microsoft i ka sjellë asaj klientë nga ExxonMobil, Sturbucks dhe Walmart. Madje falë blerjeve të rrjetit social profesional LinkedIn dhe GitHub, një lloj depoje kodesh software-ike, denjësisht konkurron edhe Silicon Valley. Vetë CEO i Netflix, Reed Hastings shprehet se historia e teknologjisë dhe shërbimeve software-ike, nuk njeh asnjë kompani tjetër që bie në krizë të tillë dhe ringrihet më fuqishëm se kurrë.

Nadella, i cila kaloi më shumë se gjysmën e jetës së tij në Microsoft,u rekrutua fillimisht nga Sun Microsystems Inc. në vitin 1992, për shkak se menaxheri i ekipit të , Jeff Teper, nënkryetar i Zyrës që e punësoi atë kërkonte një punonjës që “të mbaronte punë” dhe “nuk sulmonte të tjerët me qëllime egoiste suksesi”. Këto cilësi me sa duket, më vonë iu vunë re edhe në Redmond. Nadella filloi duke shitur PC për blerësit e korporatave ndërsa më vonë ishte inxhinier mbikqyrës i Bing, motor kërkimi i kompanisë, përpara se të merrte Azure. E në një kohë kur, Microsoft ishte prekur ndjeshëm nga burrokracitë, egoja dhe lufta për pushtetin pasues të Bill Gates, duket se stili i vetëpërmbajtur e pse jo edhe i butë i Nadella ishte ajo që i duhej. Për kolegët ai nuk është pare kurrë atyre korridoreve të ngrejë zërin i zemëruar, të thotë jo apo edhe thjesht të luhatet në humorin e tij.

Deri në vitin 2016, dy vite tashmë kishin kaluar nga drejtimi i tij në krye të Microsoft. Bordi kishte filluar të shqetësohej sepse kompnania nuk po lëviste aq shpejt sa pritej e kërkohej. Konkurrentët po kapnin majat dhe Amazon gjeneronte plot 12 bilionë dollar ardhura nga shërbimet cloud. Ende për ta, ekzistonte frika se shërbimet software-ike të korporatës mund të shembeshin shpejt. Pikërisht në këtë kohë Nadella inicioi një seri organizimesh të mëdha, duke rifokusuar vështrimin tek ofertat e cloud, të cilat duket se ishin pikërisht shërbimet që do të mbushnin arkën. Përmirësimet e infrastrukturës dhe produkteve të bazës së të dhënave , bënë që përballja me Amazon të përshkallëzohej ndjeshëm, pasi për çdo risi të konkurrentëve, Microsoft filloi të hidhte miliarda dollarë për të qënë në nivelin e duhur për t’i konkurruar, kryefjala mbetej vetëm një, Cloud. Shpesh ky argument u përdor edhe në mënyrë tallëse atyre korridoreve, ku skeptikët thoshin shpesh se nëse para tij ekzistonte Microsofti i një tërësie shërbimesh, pas Nadella-s horizonti ishte cloud-i. Por me sa duket ajo ishte përqasja e duhur!

Për të gjithë skeptikët, të shqetësuarit dhe kritikët përgjigjia kulmoi fundin e vitit të kaluar. I çuditshëm ose jo, i pakuptueshëm, ndoshta tepër i butë për pozicionin, i ftohtë ose racional deri në teprim, pak rëndësi ka! Për pesë vite në krye të Microsoft, Nadella shkruajti historinë! Tashmë partnerët

teknologjikë ishin shndëruar në konkurrentë tregu në nivele më të ulëta dhe një korporatë e ringritur nga hiri i krizës së të shkuarës po donimonte gjthë pjesën tjetër. A nuk është ky suksesi?

Leave A Reply

Your email address will not be published.