The news is by your side.

Rezerva Federale do të ulë sërish normat e interesit në Shtator dhe Tetor

Analistët e bankës Morgan Stanley thanë ditën e hënë se tashmë presin që Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara të ulë normat e interesit në fillim në Shtator dhe më pas sërish në Tetor.

“Situata tregtare ka filluar të ziejë, qëndrueshmëria e biznesit dhe zgjerimet e kapitalit janë dobësuar gjithnjë e më shumë, rritja ekonomike globale qëndron e dobët dhe pritshmëritë për inflacionin kanë rënë, ndërsa hendeku mes bonove qeveritare 3 mujore dhe 10 vjeçare tregon se nevojiten politika monetare kufizuese,” tha banka e investimeve në një deklaratë.

Analistët më herët kishin parashikuar një ulje të vetme në Tetor, duke argumentuar se banka qendrore “do të priste për prova të mëtejshme pasi rreziqet e rënies ekonomike po peshojnë mbi ekonominë e vendit.”

Morgan Stanley i bashkohet një numri investitorësh të cilët mendojnë se ulja e normave të interesit nga Rezerva Federale në fund të muajit të kaluar do të jetë e para nga një sërë lëvizjesh për të minimizuar kostot e huadhënies.

Goldman Sachs tha më herët gjatë këtij muaji se sheh një mundësi të madhe për dy ulje të normave të interesit në Shtator dhe në Tetor. Morgan Stanley është një nga 24 kontraktuesit primarë që mund të bëjnë marrëveshje direkt me tregun kryesor të Rezervës Federale në New York.

/Burimi: Reuters

Leave A Reply

Your email address will not be published.