The news is by your side.

Retorikat populiste që na bindin se pa gjetur zgjidhjet thjesht qëllimi nuk mjafton!

Me sa duket, aktualisht pavarësisht gjithë problematikave që hasin shoqëritë, ato po përballen rishtazi me një valë retorikash populiste në rritje, thuajse nga çdo kanal komunikimi. Gjatë javës së kaluar për shembull, Tucker Carlson e filloi shfaqjen e tij duke kritikuar parimet e tregut të lirë me justifikimin se ai ka dëmtuar amerikanët dhe duke lavdëruar Elizabetën Warren për “Planin për Patriotizmin Ekonomik”. Ai karakterizoi politikanët republikanë si libertarë sipërfaqësorë që mbështesin disa politika të tregut të lirë, ndërsa me po të njëjtat tone foli edhe për korporatat shumëkombëshe apo bankat e mëdha, duke pikturuar një pamje të një ekonomie të varfër amerikane ku punëtorët shfrytëzohen nga firmat e mëdha.

Rasti i tij nuk është i vetmi! Ka akuza të tilla që ngrihen vazhdimisht dhe pastaj mbrohen me argumenta që lënë për të dëshiruar. Carlson për shembull u justifikua se “nëse Washingtoni dëshiron ta ndalë këtë, ai mundet. Kështu nëse kërkohet rritje më e shpejtë, industri më e fortë dhe më shumë punë të mira, atëherë qeveria duhet të bëjë atë që bëjnë vendet e tjera udhëheqëse, të veprojë në mënyrë agresive për të arritur këto qëllime në vend që të ushqejë interesin financiar të kompanive që nuk kanë një besnikëri të veçantë në Amerikë “.

‘Diçka duhet bërë’! Kjo është fraza që megjithëse tek shembulli më sipër tingëllon si mendim personal, nuk është në fakt i izoluar. Ky është argument i përbashkët nga populistët ekonomikë  të majtë dhe të djathtë. Të dyja palët besojnë se tregtia e lirë dhe pengesat e ulëta ndaj fenomeneve ndikuese dëmtojnë dhe shkatërrojnë punët e brendshme. Sidoqoftë, ashtu si shumë vende ku populistët po përhapen së fundi, pavarësisht se kërkohet të bëhet diçka dhe megjithëse mund të ketë disa të vërteta tek shqetësimet e tyre, perspektivat nuk ofrojnë praktikisht asgjë rreth asaj se çfarë duhet bërë për t’i adresuar ato.

Populizmi është shumë ulëritës gjatë një argumenti. Ka zakonisht pak ose aspak substancë – dhe kjo ndoshta do ta bëjë situatën më keq – por njerëzit thjesht nuk mund t’i rezistojnë, sepse ndihen mirë për momentin.

Por nuk është e mjaftueshme të shikosh një problem dhe të kërkosh diçka të bëhet. Duhet të kesh një zgjidhje që ka gjasa të përmirësojë situatën. Kjo është ajo ku populizmi ekonomik e humbet sensin! Populizmi mund të jetë shumë i vlefshëm në kritikat e tij, por shpesh bie kur vjen puna tek zgjidhjet. Është  krejtësisht e ndryshme të imponosh politikë me qëllim që ta sjellësh atë. Ndërsa qëllimi i mirë mund të jetë i rëndësishëm, ai nuk aspak i mjaftueshëm.

Ajo çka ka rëndësi janë rezultatet! Populistët pretendojnë të mbështesin interesat e qytetarëve të zellshëm, por cilat janë efektet aktuale kur ata janë në gjendje të zbatojnë disa nga politikat e tyre?-Të ardhura më të ulëta për fermerët, çmime më të larta për konsumatorët. Politikat e populistëve mund të kenë një qëllim në vetvete, por pasojat e tyre janë shkatërruese. Politikat duhet të vlerësohen në bazë të rezultateve të tyre, jo justifikimeve të tyre.

Populistët mund të duan të ndihmojnë qytetarët mesatarë, por politikat që ata mbështesin bëjnë praktikisht të kundërtën. Populizmi është një thirrje grumbulluese për njerëzit e zemëruar me status quo-n e megjithatë zemërimi rrallë udhëheq politikën efektive e me parime. Fakti që diçka e keqe mund të ndodhë nuk do të thotë që çdo zgjidhje do ta bëjë situatën më mirë. Kur gjykojmë politikën, gjithmonë duhet të jemi të kujdesshëm që të shohim retorikën dhe të analizojmë substancën tek atë që është, sepse siç thotë edhe proverbi i vjetër, “rruga drejt ferrit është e shtruar me qëllime të mira”.

/Përshtatur nga Foundation for Economic Education

Leave A Reply

Your email address will not be published.