The news is by your side.

Rekord në Antarktidë! Hera e parë që temperaturat arrijnë vlerën më të lartë 20°C

Ndryshimet klimaterike tashmë janë bërë më të prekshme se kurrë. Në Antarktidë temperaturat kanë thyer rekord duke tejkaluar për herë të parë në histori 20°Celsius. Studiuesit regjistruan një temperaturë prej 20,75° në një ishull larg bregdetit të kontinentit.

Shkencëtari brazilian Carlos Schaefer ka daklaruar se kurrë më herët studiuesit nuk kanë parë një temperaturë të tillë aq të lartë në Antarktidë. Madje edhe javën e kaluar atje u thye një tjerër rekord, kur gadishulli Antarktik shënoi vlera temperature plor 18.3°.

Leximi i  fundit i temperaturave që tejkalojnë 20° u regjistrua në një stacion monitorimi në ishullin Seymour, pjesë e një zinxhiri ishujsh në të njëjtin gadishull, në pikën më veriore të kontinentit. Megjithatë, pavarësisht se temperatura është rekordmi më i lartë ndonjëherë, Schaefer thekson se vlerat nuk mund të përdoren për të parashikuar një prirje të qëndrueshme në kohë.

“Ne nuk mund ta përdorim këtë për të parashikuar ndryshime klimatike në të ardhmen. Është thjesht një sinjal se diçka ndryshe po ndodh në atë zonë.” u shpreh ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.