The news is by your side.

Rama: Për rindërtimin e banesave do shkurtojmë me 7.6 mld lekë shpenzimet e bashkive

Tërmeti i javës së kaluar dhe pasojat e tij kanë bërë që gjithë vëmendja të përqëndrohet aktualisht tek rindërtimi i banesave për mijëra familjet që kanë humbur shtëpitë dhe janë tashmë të pastreha. Ditën e djeshme ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, në një dekaratë për median, theksoi madje se pikërisht për këtë qëllim do të bëhet përsëri një rishikim i projekt- buxhetit të vitit 2020.

Sipas saj, institucioni në fjalë po vlerëson rreth hapësirave të mundshme që të bëjë të mundur kalimin e fondeve për t’i alokuar ato në funskion të ndihmës ndaj zonave të prekura nga tërmetit. Siç theksoi Denaj, mënyra më e mundshme është shtyrja e projekteve të mëdha infrastrukturore me një periudhë rreth një vit, si dhe kufizimi i shpenzimeve korrente.

Megjithatë tjetër gjë ka deklaruar sot nga mbledhja e qeverisë kryeministri Rama, madje duke folur edhe me shifra konkrete. Rama ka theksuar se të paktën 7.6 miliardë lekë nga buxheti i vitit  të ardhshëm do të shkojnë për projektin e rindërtimit të banesave të shembura ose restaurimin e atyre të dëmtuara nga  tërmeti. 

Kështu vlera në fjalë rezulton sa 0.4% e GDP-së dhe sipas kryeministrit, për gjenerimin e fondeve në fjalë qeveria pritet të zbatojë një sërë masash shtrënguese në shpenzimet operative të njësive të qeverisjes vendore. Megjithatë kjo është vetëm faza e parë e rindërtimit dhe fondet e planifikuara nuk janë ende definitive. Në vazhdim do të shihen rishikimet e ardhshme të projekt- buxhetit të 2020- ës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.