The news is by your side.

Rama në vështirësi. Shet Valdrin Pjetrin!


Pas akuzave të shumta të Partisë Demokratike se Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Shkodër Valdrin Pjetri ka qënë i dënuar në Itali për trafik droge vjen reagimi i Kryeministrit Rama. Ky i fundit duke ndjerë përgjegjësinë e madhe politike të këtij skandali ka vendosur të distancohet menjëherë nga Valdrin Pjetri duke e quajtur atë një “përgjegjësi personale”.  Duhet kujtuar diferenca në sjelljen e Kryeministrin Rama disa vite më parë me kryetarin e Bashkisë Kavajë Elvis Rroshi të cilin e mbrojti publikisht për një kohë të gjatë.

Në tre postime në Tëitter, Rama thekson se “përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale. Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!”

“E me këtë rast,të tërë ta fusin mirë në kokë:Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt!”, thekson shefi i qeverisë.

REAGIMI I PLOTE I EDI RAMES

Jo Valdrini,po vëllai im të jetë,s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua,në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale.Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!

I edukuar,i zoti,i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar,po kjo s’mjafton më!Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin,po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

E me këtë rast,të tërë ta fusin mirë në kokë:Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt!Shkoj në luftë për çdo ide,qëllim a shok armësh,po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky,as marr më,as lejoj më t’i marrë PS!

Leave A Reply

Your email address will not be published.